Categories: showbiz

S’e Luan Topi”/ Trevisa Tufa rrëfen rastin e sikletshëm me një futbollist: Nuk më dha më intervistë sepse…

Trevisa Tufa, gazetare sportive, ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për rrugëtimin e saj profesional, pasionin për gazetarinë dhe raportin që ka krijuar ndër vite me sportistët që interviston.

Ajo deklaroi se puna nuk i ka humbur asnjëherë kënaqësinë, që nga dita kur ka nisur këtë profesion e deri më sot. Sipas Tufës, intervistat me futbollistët dhe sportistët janë ndër aspektet që i pëlqejnë më shumë në përditshmërinë e saj.

Të lidhura

None found

“Që nga dita e parë dhe deri sot, puna kurrë nuk më ka hequr dëshirën apo të them që u lodha. Vdes të shkoj në punë, të jap lajmet e sportit. Të marr intervista”, tha ajo.

Duke folur për marrëdhënien me futbollistët, gazetarja tregoi se përpiqet të ndërtojë një komunikim sa më të afërt, por gjithmonë brenda kufijve profesionalë. Ajo theksoi se ruajtja e një raporti korrekt është e rëndësishme, pasi një gazetari sportive i duhet të punojë me të njëjtët persona edhe në të ardhmen.

“Me solaritetin tim mundohem t’i bëj njerëzit më të afrueshëm me mua, që kur t’i kërkoj një intervistë tjetër, të mos thonë ‘ja mori prapë kjo në telefon’. Mundohem të jem e njëjta, pa kaluar limitet e punës, nuk shkoj për të shitur mend, por për të bërë punën time. Për të pasur një kontakt edhe në vijim, sepse karriera është e gjatë”.

Gjatë intervistës, Trevisa Tufa ndau edhe një episod kur një futbollist i kishte bërë ngacmime pas përfundimit të një interviste. Ajo sqaroi se raste të tilla i kanë ndodhur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe jo gjatë komunikimit drejtpërdrejt përballë.

“Ndodh, por ka një të mirë, sepse përballë nuk më ka ndodhur. Mund ta kem marrë një person në intervistë dhe mund të më ketë shkruar më pas në rrjetet sociale, por jo përballë. Ka pasur raste kur nuk ia kam kthyer ‘ngacmimin’ dhe nuk më ka dhënë më intervistë. Më kanë thënë ‘ok, do marr leje në klub’, i kam shkruar të nesërmen, ngacmimi vazhdoi, dhe kur i shkruajta sërish nuk më ka kthyer përgjigje. Por kjo nuk më ka bezdisur”, u shpreh ajo.

të fundit

Pas mbështetjes për UÇK, serbët “sulmojnë” Fifin, Adisi i del në mbrojtje partneres dhe nuk “ua përton” komentuesve

Mbështetja publike e këngëtares Fifi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale,…

5 minutes ago

Gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin pas plagosjes së dy personave në Mitrovicë

Një muaj paraburgim i është caktuar G.F., i dyshuar për tentativë vrasjeje të rëndë, pas përleshjes mbrëmjen e së premtes…

12 minutes ago

Në protestën në Prishtinë recitohet betimi i ushtarit të UÇK-së

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të katërtën natë me radhë, janë mbledhur shumë qytetarë për të kundërshtuar aktgjykimin dënues…

13 minutes ago

Protesta në München dhe Köln kundër aktgjykimit të Speciales për drejtuesit e UÇK-së

Dy protesta u mbajtën sonte në Gjermani kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së. Njëra protestë…

24 minutes ago

Divjaka në ditën e 51-të të protestës kundër hartës së propozuar nga PS: Të mos shuhet bashkia

Prej 51 ditësh, banorët e Divjakës vijojnë protestat kundër reformës së re territoriale që, sipas tyre, rrezikon të prekë statusin…

27 minutes ago

Sunday’s elections pit two German realities against each other: development in Mecklenburg and Berlin’s housing crisis

Dy Gjermani të ndryshme shkojnë drejt zgjedhjeve të së dielës, me Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore dhe Berlinin që përballen me sfida të…

29 minutes ago