Scream 7 ka shënuar debutimin më të suksesshëm në historinë e sagës, duke arkëtuar 97.2 milionë dollarë në mbarë botën vetëm gjatë fundjavës së hapjes. Kapitulli i shtatë i françizës ikonike horror siguroi 64.1 milionë dollarë në tregun vendas të Amerikës së Veriut dhe 33.1 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare, duke vendosur rekorde të reja për serinë në të gjitha kategoritë kryesore të arkëtimit.
Sipas të dhënave zyrtare, këto shifra përbëjnë debutimin më të madh global, ndërkombëtar dhe vendas që nga filmi i parë i serisë, i cili u shfaq për herë të parë në vitin 1996 dhe u shndërrua në një fenomen kulturor.
None found
Historia e filmit ndjek një Ghostface të ri, i cili shënjestron vajzën e heroinës ikonike Sidney Prescott, e interpretuar nga Neve Campbell. Rikthimi i Campbell në seri ka qenë një nga pikat kyçe të interesit për publikun, veçanërisht pas mungesës së saj në filmin e gjashtë për shkak të një mosmarrëveshjeje për pagën.
Analistët e industrisë theksojnë se nostalgia ka luajtur një rol vendimtar në suksesin e filmit, e nxitur edhe nga paraqitjet e figurave të njohura si Courteney Cox, David Arquette dhe Matthew Lillard.
Në një deklaratë për Variety, CEO i Spyglass Media Group, Gary Barber, u shpreh se ky sukses historik është dëshmi e trashëgimisë së qëndrueshme të ndërtuar nga Kevin Williamson gati 30 vite më parë. Ai falënderoi audiencën globale për entuziazmin dhe riktheu theksin te forca e vazhdueshme e markës Scream, e cila vazhdon të tërheqë breza të rinj shikuesish.
Kapiteni i Liverpoolit, mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Anfield në fund…
Ndërtimi i Qendrës Akuatike në Prishtinë duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të vihet në diskutim, pasi kjo infrastrukturë…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, firmosi në maj një kontratë, e cila kishte vlerë deri në dhjetorin e vitit…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…
Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për…