showbiz

Sara Hoxha zbulon “sekretin” për Big Brother Vip Albania, çfarë pritet të ndodhë këtë vit

Big Brother Vip Albania do të rikthehet këtë vit, por më shpejt se sa e kishit menduar! Ka qenë vetë Sara, producentja e këtij formati, ajo e cila përmes një story në rrejtet sociale e ka thënë publikisht që reality show më i ndjekur në Shqipëri, por dhe përtej ku ka shqiptarë, do të vijë sërish këtë vit.

“S’ka Big Brother këtë vit? Se ndeshjet transmetohen të martë, të mërkurë”, e pyeti ndjekësja Sarën, e cila i ktheu një përgjigje troç dhe pastër duke e thënë njëherë e mirë që “po” , Big Brother Vip do të transmetohet edhe këtë vit.

Të lidhura

None found

“Po ku rrimë dot ne pa @bigbrotheralb_vip”, iu përgjigj producentja.

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” nisi më 20 dhjetor 2025 dhe u mbyll më 18 prill 2026, pas 120 ditësh plot emocione, debate dhe surpriza, me Selin Bollatin që u shpall fituese.

Tashmë, vetëm pak muaj pas finales së madhe të edicionit të pestë, një reagim i Sara Hoxhës ka rikthyer vëmendjen te sezoni i ardhshëm dhe ka ndezur edhe më shumë kureshtjen e fansave. Gjithçka duket se po shkon drejt një tjetër kapitulli të “Big Brother VIP Albania”.

Edhe pse deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për datën e nisjes së edicionit të gjashtë, emrat e banorëve apo drejtuesin e spektaklit, sinjali i dhënë nga Sara Hoxha është i qartë: shtëpia më e famshme në Shqipëri pritet të hapë sërish dyert.

Madje, në rrjet kanë nisur të qarkullojnë edhe zëra se “Big Brother VIP Albania 6” mund të nisë shumë shpejt dhe se ky edicion mund të sjellë jo pak surpriza. Një prej ideve që ka ngjallur më shumë kuriozitet është edhe mundësia e një rikthimi të fituesve të të gjitha edicioneve të “Big Brother VIP Albania”.

Por, për momentin kjo mbetet vetëm një hipotezë dhe nuk ka ende një konfirmim zyrtar. Nëse një rikthim i tillë do të ndodhë, padyshim që do ta kthente edicionin e gjashtë në një nga sezonet më të komentuar deri më tani.

Çfarë po përgatitet pas dyerve të shtëpisë? Përgjigjet do t’i marrim së shpejti. Një gjë është e sigurt, “Big Brother VIP Albania 6” duket se po afron dhe surprizat mund të jenë më të mëdha nga sa pritet.

të fundit

Protesta e opozitës në Tiranë hyn në ditën e 79-të, apelohet për unitet pas përplasjes

Protesta e opozitës në Tiranë vijon edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të të tubimeve. Protesta e sotme zhvillohet…

1 minute ago

Mela Welcomes U.S. Acting Ambassador, with Focus on Tourism and Dibra Hospitality

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes ka qëndruar në Dibër, ku…

7 minutes ago

On August 20, the Ministry of Health will publish data on the epidemic in Gostivar

Situata me pacientët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gostivarit po shkon drejt stabilizimit, ndërsa zyrtarisht uji është…

8 minutes ago

Ibishi: Opening of the Ibar Bridge After Brussels’ Confirmation an Extraordinary Success

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, e ka cilësuar si të jashtëzakonshme konfirmimin nga Brukseli për përmbushjen e kushteve…

9 minutes ago

PDK and LDK Address Haxhiu Regarding CEC Members, but Treat Her Only as Acting President

Derisa dy partitë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk duan që të kenë takim me Ushtruesen…

9 minutes ago

Shpërthimi i motorit të skafit në Porto Palermo lë të plagosur katër persona

Katër persona kanë pësuar djegie të shumta në trup pas shpërthimit të motorit të një skafi në Porto Palermo. Ngjarja…

10 minutes ago