Categories: showbiz

Atdheu tha se e prezantoi me familjen, Sara hedh poshtë gjithë deklaratat: Mos i besoni askujt! Jam beqare (FOTO LAJM)

Dyshja shumë e përfolur Atdhe dhe Sara, mesa duket nuk i kanë mirë punët mes tyre.

Atdhe Xheravina ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” ku foli për raportin e tij me Sara Malaj. Ndërkohë që shumë dyshonin se lidhja e tyre nuk do te zgjaste, i riu nga Gjakova tha se me ish-konkurrenten përputhja është reale e jo dosido. E teksa moderatorët Flori Gjini dhe Erjona Rusi e ngacmonin për një dasmë në të ardhmen, ai tha “Në fund e gjeta veten”, duke na lënë të gjithëve të kuptojmë se në të ardhmen do e shohim dyshen duke lidhur kurorë.

Atdheu gjithashtu theksoi se Sarën ja ka prezantuar edhe familjes, e ndërkohë shtoi: “Marrëdhënia po shkon shumë mirë jam i lumtur. Do shkoj shumë gjatë. Marrëdhënia është shumë e fortë. Nuk zgjedh kot. Kemi komunikim shumë të mirë me Sarën”.

Por pikërisht kur menduam se më në fund kishim një çift real nga “Për’puthen” që shumë shpejt do të shkonte drejt altarit, Sara ka bërë veprimin e papritur.

Përmes disa InstaStory-ve, bukuroshja bionde na ka lënë të kuptojmë se është ndarë me Atdheun. “Mos i besoni askujt,”, “Jam 106% single”, shkruan ajo në postimet e njëpasnjëshme.Më pas ka publikuar edhe një “emoji” me gjarpër, duke simbolizuar dinakëri apo tradhëti nga Atdheu.

Ndërkohë, ajo ka fshirë edhe fotot me ish-konkurrentin dhe nuk e ndjek më në Instagram. Ndërsa ky i fundit e ka ende në rrjetin social Sarën, dhe i ka mbajtur fotot me të. Çfarë ndodhi me çiftin?! Mbetet për t’u parë.

Tags: atdhesara

të fundit

Zjarret më shkatërruese në 13 vite/ Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë. Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet…

8 minutes ago

‘Asnjë vend s’është i sigurt’/ Alarmi i shkencëtarëve: Vala vdekjeprurëse e të nxehtit nordik e mbingarkuar nga kriza klimatike

Vala e zgjatur e të nxehtit nordik në korrik u përkeqësua shumë nga kriza klimatike dhe tregon se “asnjë vend nuk është…

28 minutes ago

Zjarret në Memaliaj/ Nën monitorim vatra në malin e Sopotit, ende aktive flakët në majën e Golikut

Në fshatin Koshtan, njësinë administrative Qesarat në Memaliaj zjarri i rënë më herët është mbajtur nën monitorim duke mos lejuar…

1 hour ago

Policia bën bilancin: 137 zjarrvënës të identifikuar në 3 muaj, 46 të arrestuar dhe 91 nën hetim

Zjarret e ditëve të fundit që gjunjëzuan Shqipërinë duke shkaktuar dëme kolosale në bujqësi, blegtori, banesa e madje dhe 1…

1 hour ago

Dëmet nga zjarret, AKVMB: Rreth 130 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug të vendit

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe…

2 hours ago

Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten

Është publikuar traileri i dokumentarit të ri të Kanye West, “In Whose Name?”, që pritet të dalë më 19 shtator…

2 hours ago