Sara Gjordeni, një ditë pasi u përjashtua nga “Big Brother Vip Albania”, ka dhënë disa deklarata teksa ishte e ftuar në “Shqipëria Live”.
Ish-konkurrentja foli për herë të parë për boksierin, Jurgenin, duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të.
“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thosha që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.
Sara u përjashtua pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh. Pas vendimit të ‘Vëllait të Madh’, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin.
Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.
Vëllai i Madh pas ngjarjes anuloi televotimin dhe dërgoi një ‘Zarf të zi’ brenda. Pas incidentit në tualet, Françeska tha se i është kujtuar bullizimi që i është bërë kur ishte adoleshente.
Trajneri i Çelsit, Enco Mareska, ka folur për spekulimet që lidhin atë për një kalim të mundshëm në Mançester Siti.…
Mbremjen e djeshme, nisi edicioni i pestë i “Big Brother Albania VIP”, ku banorët e parë iu bashkuan shtëpisë së…
Prokuroria e Tiranës, ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i cili është djali i xhaxhait të Ergys Agasit. Raaportohet se…
Mbrëmja e djeshme nuk ishte thjesht nata hapëse e spektaklit "Big Brother VIP Albania", por u shndërrua në një kujtesë…
Belinda Balluku, numri dy i qeverisë shqiptare, e akuzuar për vjedhjen e 50 milionë eurove, aferën e Tunelit të Llogarasë…
Policia e Shkodrës, ka zbardhur vrasjen e Pavlin Prekës, e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re,…