Sara dhe Bardhi duket se po përjetojnë një ndarje definitive nga lidhja që krijuan në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP Albania 3”.
Pas prime të mbrëmshëm, në një debat e sipër Sara u shpreh se nuk dëshiron të vazhdojë më lidhjen me Bardhin, teksa i shprehu zhgënjimin e saj me fjalë të rënda.
“Nuk do të kemi një distancë, do të ketë një ndarje definitive, sepse ne të dy nuk shkojmë me njëri-tjetrin, dhe ti refuzon të përshtatesh me mua. Unë kam bërë gjithçka”, tha Sara.
“Ti s’ke bë gjithçka, asnjë sakrificë, unë kam bërë shumë sakrifica për ty. Unë kam thy shumë principe të mia për ty. Nuk je mundu sa jam mundu unë, unë jam ai që e ka mbajt litarin e lidhjes, jo ti. Ti e ke këput shumë herë”, tha Bardhi.
“Më ke zhgënjyer pa fund. Turp të vijë që më bën lojë sedre”, iu përgjigj Sara.
“Me mua s’ke punë më, nesër unë largohem prej teje. Ti kam evidentu gabimet mos me të humb. E mban dhuratën e ex-it tënd në dorë çdo ditë. Ke tregu që je shtatzënë, dhe unë jo mirëkuptues, unë”?- i tha Bardhi.
“Ti je shumë i ndyrë për këto që i përmende”, ia ktheu Sara.
Debatet në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP Albania” kanë fillur të bëhen gjithmonë e më të ashpra mes…
Është hapur pas dy ditësh pika kufitare e Qafë-Thanës në Korçë pasi ishte bllokuar prej dy ditësh. Mësohet se është…
Zohran Mamdani, populisti me prirje të majta, u betua zyrtarisht si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut ditën e…
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e njohur…
Një ngjarje tragjike është regjistruar natën e ndërrimit të viteve në një prej lokaleve të një resorti luksoz skijimi në…
Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5 mes Kristit dhe Keijsin. Këngëtari filloi të…