Samanta Karavella është ndër personazhet më pak aktivë në rrjete sociale. Edhe në muzikë ajo mungon prej muajsh dhe fansat po e presin me padurim një këngë të re prej artistes. Kjo mungesë e Samantës në rrjete sociale dhe muzikë, i ka bërë disa fansa të saj të mendojnë se ajo mund të ketë angazhime të rëndësishme në jetën personale.
Së fundmi këngëtarja ka njoftuar se në fundjavë do të zbulojë një surprizë për fansat e saj. Ajo i ka lënë ata të lirë të aludojnë se për çfarë bëhet fjalë dhe njëri prej tyre ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë shtatzënë.
“Akoma jo”, është përgjigjur ajo, duke treguar se nuk ka për momentin angazhime me rëndësi në jetën personale.
Duke qenë se nuk bëhet fjalë për këtë gjë, të tjerë dyshojnë se këngëtarja do të sjellë një hit të ri, të cilin po e presim prej kohësh.
Për herë të fundit Samanta Karavella ka publikuar bashkëpunimin me Skerdin, që mban titullin “NKN”. Kënga u publikua në korrik të vitit të shkuar dhe arriti në një kohë të shkurtër të renditej në krye të klasifikimeve dhe sot shënon mbi 6 milionë klikime në “Youtube”.
Policia e Durrësit, ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku si pasojë e një zjarri…
Nejmar po i afrohet fundit të karrierës së tij, por ai ende ka ambicien për të qenë një lojtar kyç…
Një 48-vjeçar në Elbasan, është arrestuar këtë të diel, 28 dhjetor 2025, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident…
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të…
Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u shndërrua në një simbol ndërkombëtar të seksit përpara se t’i kthente shpinën…
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq…