showbiz

Sali Lushaj reagon pas dorëzimit të djalit të tij në polici

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është dorëzuar sot në policinë e Kosovës, pasi ndaj tij kishte një fletëarrest për shkak të një rrahjeje që ndodhi në muajin gusht në një klub nate në Pejë.

Babai i tij, Sali Lushaj në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se e kishte shoqëruar vetë të birin sot në ora 09:00 në Policinë e Pejës.

Sakaq, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj u shpreh se nuk ka ndonjë koment pasi ashtu e ka parë të arsyeshme prokuroria dhe duhen zbatuar ligjet e shtetit.

Dorëzimi i Stresit erdhi pasi avokati i tij negocioi me prokurorinë, tha Lushaj, duke shtuar se nga ky rast pret çka do të vendosë drejtësia.

“Mbi drejtësinë nuk mund të dalë as unë, as Stresi e askush”, përfundoi ai.

Stresi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë po atë muaj.

Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

të fundit

VIDEO/ Forca policie të shtuara në Bulevard dhe “vëzhgues me dylbi” mbi Kryeministri…

Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…

6 minutes ago

VIDEO/ Arijon Ibrahimovic shkëlqen me një asist perfekt në Gjermani

Augsburg - Freiburg Augsburg është duke fituar përballë Freiburg, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të Bundesliga-s gjermane [...]Read…

10 minutes ago

Turqia dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, me qëllim forcimin…

14 minutes ago

Të rinjtë zhvendosën protestën te Kryeministria, policia pengon grupet e xhirimit të mediave të ndjekin protestuesit te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Policia ka ndaluar grupet e xhirimit të mediave që tentuan të futen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku edhe është…

14 minutes ago

Barcelona synon Andrea Cambiason, Juventusi kërkon 40 milionë euro

Barcelona po përgatit një ofertë prej 25 milionë eurosh për transferimin e Andrea Cambiasos nga Juventusi, pasi trajneri Hansi Flick…

16 minutes ago

ShSKUK nis procedurën për suspendimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të…

17 minutes ago