showbiz

Sabiani tha se nuk e ftoi në ditëlindje, Monika Lubonja zbulon arsyen: Nuk e prisja nga ai…

Pak ditë më parë, Monika Lubonja ka organizuar një super festë me rastin e ditëlindjes së saj. Kjo festë u komentua gjatë nëpër mediat sociale, që nga detajet e deri te të ftuarit.

Nga postimet në rrjetet sociale u vu re se ishin të pranishëm disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP”, me të cilët Monika ka bërë një rrugëtim me ta.

Por gjithashtu u vunë re edhe disa mungesa, pasi në festë nuk ishte Donald Veshaj, Ilir Shaqiri, Sabiani, Fifi dhe Big Mama.

Për mospraninë e tij në ditëlindjen e Monikës, Sabiani tha në një intervistë në “Wake Up” se nuk ishte ftuar. “Nuk më ka ftuar, nuk e di pse. Po të më kishte ftuar, do kisha ikur”, shtoi këngëtari i njohur.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ishte në studion e “Wake Up” vetë Monika Lubonja, e cila ka komentuar mungesën e këtyre personazheve të njohur në ditëlindjen e saj.

“Nuk kam pasur ndonjë bisedë më Sabianin, jemi takuar te ditëlindja e Big Mamës. Ishte Fifi ajo që kërkoi që të takoja Sabianin. Me thënë të drejtën, njeriun që nuk e prisja që të thoshte “tradhtare”, sikur u hodhi një mesazh njerëzve në shtëpi, ishte Sabiani.

Nuk doja ta bëja pjesë. Fjala tradhtare më ka mërzitur më shumë se çdo gjë tjetër brenda BB VIP. Nuk pimë një kafe, as një bisedë, e lashë me atë idenë që krijoi për mua.

Iliri ishte në Itali. Donaldi është ftuar, por ishte në një koncert, ashtu si Fifi dhe Big-u. Fifi ka ardhur në orën 1 e ca dhe unë po mbyllja ambientin dhe u ndamë nëpër pub-e. Nuk mbaroi aty festa, nuk kam fjetur gjithë natën.

Sabiani nuk erdhi të më sqaronte publikisht këtë, as personalisht. Se ne ishim të afërt, më thoshte je motra ime. Të më ftonte në kafe e të më thoshte “Monikë nuk e kisha për ty”. Unë jam njeri që fal shumë, por kur dikush më fyen realisht e kam pak të vështirë”, u shpreh ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

të fundit

Horoskopi 20 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…

2 hours ago

Tragjedi në Afganistan/ Kamioni përplaset me autobusin dhe motoçikletën, humbin jetën 71 persona, mes tyre edhe 13 fëmijë

Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…

2 hours ago

Papa Leone XIV reagon pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë: Ka shpresë, por duhet të punojmë shumë

Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…

2 hours ago

Makina e policisë në sens të kundërt në Pogradec, gjobë dhe heqje patente për efektivin

Një efektivi policie i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e…

3 hours ago

Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut i bën thirrje Serbisë të mos përdorë forcë të tepruar policore në protesta

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…

3 hours ago

Rashford lavdëron Lamine Jamal-in: Eshtë i pabesueshëm, vetëm Ronaldo “Fenomeni” mund të krahasohet me të në moshën e tij…

Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…

3 hours ago