showbiz

Sa vjeç bën sot? Vera Grabocka feston ditëlindjen, urimi i Timo Fllokos është më romantiku që keni parë këto kohë

Duket sikur vitet për të kanë ngecur dhe se koha e ka “dënuar” të mbetet përjetë e re. Vera Grabocka feston sot ditëlindjen e 72-të, por mosha me pamjen nuk lidhen aspak.

Vera Grabocka ka shkruar historinë e suksesit në televizion, ajo ka sjellë për publikun shqiptar formatet më të suksesshme në botë si Dance with me, X Factor, Your face sounds familiar, Në kurthin e Piter Pan e shumë të tjera duke u kthyer kështu në një femër idhull për shumë personazhe.

Sot në ditëlindjen e saj, Vera ka marrë një urim special nga Timo Flloko të cilin e ka publikuar vetë në profilin e saj. Është një poezi që i dedikohet producentes./albeu.com/

Dedikimi i Timo Fllokos për Vera Grabockën:

21 Mars, ekuinoks
Verës.

E dashur Ve(ne)ra,
reja u tret qiellit,
fryu era.

E shtrenjtë, këtë herë
mbërrij tek ti,
përngaherë,
prej largësisë ekuivalente mes nesh,
në ditën baras me natën,
nga koha kur ishim aq larg
dhe po aq pafundësisht afër.

Largësisë dashuria humb,
nëse s’mbërrin në fund.

Ekuinoks…
Mars.
Me kohën pas.

Happy Birthday Love Of My Life ❤️

të fundit

Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës

Ushtria izraelite ka hyrë në fazën e parë të planifikuar të ofensivës së saj në qytetin e Gazës, duke marrë…

3 minutes ago

Zhdukja e ish-zv/drejtorit të AKSHI-t, të dhënat nga sistemi TIMS: Daniel Shima s’është larguar nga Shqipëria

Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është denoncuar ditën e sotme i zhdukur…

15 minutes ago

Zhduket në mes të Tiranës Daniel Shima, ish-zv/drejtori i AKSHI-t! Telefonata e fundit: Po më arrestojnë!

Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është zhdukur. Kështu pretendojnë familjarët e tij…

58 minutes ago

Vijojnë sulmet masive ruse në Ukranë, 3 viktima dhe 34 të plagosur

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 34 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore ruse të kryera në…

2 hours ago

EMRAT/ Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri në gjendje kritike për jetën, autori shpallet në kërkim

Policia ka dalë në një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen në Hamallaj të Durrësit. Blut bëjnë me dije se i…

2 hours ago

Afrohet stuhia, ndalohet dalja në det e anijeve të peshkimit në Vlorë

Për shkak të motit të keq që pritet të përfshijë Vlorën në dy ditët e ardhshme, do të ndalohet dalja…

2 hours ago