showbiz

Sa vjeç bën sot? Një jetë e tërë profesionale në artin shqiptar, Viktor Zhusti feston sot ditëlindjen (FOTO LAJM)

Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë, Greqi. Aktori feston sot ditëlindjen e 80.

Ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90. Kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar.

Të lidhura

None found

Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur.

Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros.

Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut.

Pas largimit në Greqi, në vitin 1991, Viktor Zhusti u arrestua ne 1998. Mediat e atëhershme e komentuan me të madhe arrestimin e Viktor Zhustit, i cili u kap me 11 kilogramë heroinë. Ai u dënua me 18 vite burg, por kreu vetëm 4.

“Vuajta mendjelehtësinë time”, – u shpreh ai ne nje interviste te disa viteve me pare.

Unë nuk u përzjeva vetë, por përzjeva emrin tim. Kjo ishte më shumë një grackë e policisë greke. Këtë tha edhe prokurori i çështjes, që i vetmi faj i këtij njeriu është që ndërmjetësoi me emrin e tij. Megjithatë unë vuajta mendjelehtësinë time. Në ndonjë rast tjetër ndodh që mendjelehtësinë ta paguash edhe me kokë.

të fundit

Elbasani i merr pikë Teutës, Glen Daja: Rastet më të pastra i krijuam ne

Glen DajaElbasani ia doli të ndalë Teutën kryesuese në javën e 8-të të Abissnet Superiore, e përfunduar 0-0 [...]Read More...

4 minutes ago

OpenAI do të trajnojë modelet më të avancuara pa internet të drejtpërdrejtë

OpenAI ka njoftuar se do të ndalojë përdorimin e internetit të drejtpërdrejtë gjatë trajnimit të modeleve të saj më të…

11 minutes ago

Spasovski: Media teams from North Macedonia held at the border before entering Serbia

Ekipet gazetareske nga Maqedonia e Veriut, të cilat po udhëtonin drejt Beogradit për të raportuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi,…

11 minutes ago

Rajoni Jugperëndimor regjistroi mbi 1.400 shkelje në 10 ditë; 85% e gjobave për tejkalim shpejtësie

Sistemi i Qyteti i Sigurt në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë hyri në fuqi më 12 tetor dhe vetëm për…

11 minutes ago

Ish-studiuesi i Google DeepMind: AI mund të çojë në zhdukjen e njerëzimit brenda dekadës së ardhshme

Zhvillimi i pakontrolluar i inteligjencës artificiale mund të përbëjë një rrezik serioz për të ardhmen e njerëzimit. Ish-studiuesi i Google…

11 minutes ago

President Shiroka Pula met with Kosovars in Hungary

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula gjatë qëndrimit në Hungari  takoi bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Hungari,…

12 minutes ago