Artisti i Merituar dhe aq i dashur për publikun, Luftar Paja feston sot 81-vjetorin e lindjes së tij. Për t’ja bërë ditën edhe më të bukur, i biri, aktori i “Portokallisë” Gazmend Paja i ka bërë një urim të veçantë dhe me humor.
“Babo L. Ta gësosh ditën tënde. Po ai që e vodhi nuk ka faj fare”, shkruan ai me humor.
None found
Puna dhe vepra e Luftar Pajës anë pjesë e rëndësishme dhe kontribut dallues në teatrin dhe filmin shqiptar. Ka mbi 36 role në kinematografi. Është protagonist në 12 komedi, në 7 drama nga më të njohurat dhe më përfaqësueset në dramaturgjinë shqiptare. Përfaqëson një galeri nga më spikatëset në varietenë shqiptare prej 63 vitesh.
Një aktor që i ka mishëruar si Luftar, karakteret shqiptare të labit, myzeqarit, minoritarin grek, dibranin, korçarin, etj., etj.
Sot kur e shënon edhe një vit shtesë në jetën e vet është i zënë, natyrisht në energjinë e tij të pashtershme, me xhirimet e filmit më të ri
“Vdekja le të presë” me regjisor Edi Topin. Luan në këtë film së bashku me kastën e famshme, të cilët tashmë njihen si korife të kinematografisë sonë si: Reshat Arbana, Tinka Kurti, Margarita Xhepa…., etj., etj. Natyrisht, bashkë edhe me të birin
Mesfushori Valon Berisha thotë se nuk tentoi të shënonte nga gjuajtja e lirë, pas një eurogoli që realizoi ndaj Servette.Me…
Mbrëmjen e djeshme, një zjarr ka rënë në fshatin Veterik, në Bashkinë Berat në një magazinë të mbushur me materiale…
Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një automjet tip "Porche" i bardhë ka përplasur një vajzë…
Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Lindjen e Mesme të marrin në konsideratë largimin nga rajoni…
Një gjykatë britanike ka rrëzuar padinë e Mitch Winehouse, babait të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse, kundër dy ish-shoqeve të…
Janë bërë më shumë se 12 orë prej kur bashkatdhetarët tanë kanë ngecur në kolonën disa-kilometrike në kufirin Kroaci –…