showbiz

Sa vjeç bën sot? Ikona e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feson ditëlindjen (FOTO LAJM)

Kur flasim për humorin shkodran, vlerësim i madh shkon dhe për aktoren e njohur Zyliha Miloti. Një artiste që prej dekadash po merr vlerësime të shumta nga publiku dhe kritika për atë që ajo përcjell në skenë. Një aktore që ka interpretuar në role të shumta, duke dhuruar emocione të mëdha për publikun.

Zyliha Miloti numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer. Shfrytëzon me sens e maturi nëndialektin e të folurës shkodrane, pa e bërë atë një zhargon të rënd, përkundrazi duke i dhënë një tingëllim poetik e plot muzikalitet.

Të lidhura

None found

Zyliha Miloti feston sot 76-vjetorin e lindjes.

Ajo lindi në Shkodër, më 11 janar 1946 . Mbaroi liceun artistik ”Jordan Misja”, me 1965 për aktore dhe nga viti 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret ma të suksesshme të Estradës Profesioniste të Shkodrës për rreth 40 vjet.

Plot hir në skenë, me një prani aktoriale që imponohej gjithandej me zë të plotë e të bukur, Zyliha Miloti numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer. Shfrytëzon me sens e maturi nëndialektin e të folurës shkodrane, pa e bërë atë një zhargon të rënd, përkundrazi duke i dhënë një tingëllim poetik e plot muzikalitet.

Ka krijuar figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazane, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ”burrnesha”, zyrtare e intelektuale të kohës etj.

Në aktrimin e saj ka pak elementë grotesku, duke qenë më aktive ato të një humori me thekse realiste e të sjella sa më pranë modeleve jetësore. Në skenë, Miloti ishte partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi, sikurse edhe e Zef Dedës, me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë, kujtojmë këtu: Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.

Loja e saj shquhet për finesë, elegancë, me një përshtatshmëri të rrallë dhe me kapërcime të natyrshme, nga tragjikja te komikja dhe anasjelltas, duke krijuar figurën e një nëne të dhimbshme e plot mall për të birin emigrant.

Ka luajtur edhe në disa filma, ku veçohet filmi ”Shoku ynë Tili” me rolin e nënës dhe te ”Dy herë mat” me atë të gruas së drejtorit .

të fundit

ASH calls for full transparency over hiring and promotions in the state administration amid widespread suspicions

Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi thonë se prej muajsh po grumbullohen raste, të dhëna dhe ankesa që ngrenë pikëpyetje…

1 minute ago

SDSM warns: State debt heading toward 12 billion euros as government accused of uncontrolled borrowing

“Huamarrje si asnjëherë më parë – Mickoski po e çon Maqedoninë drejt borxhit prej 12 miliardë eurosh”. Kështu ka reaguar…

2 minutes ago

Leon Black mungon në dëshminë para Kongresit dhe përballet me rrezikun e shpërfilljes së thirrjes për çështjen Epstein

Miliarderi Leon Black, emri i të cilit është përfshirë në hetimet mbi lidhjet financiare me Jeffrey Epstein, nuk u paraqit…

2 minutes ago

Barcelona thyen për herë të parë rekordin e 1 miliard eurove të ardhura

Barcelona ka njoftuar se për herë të parë në historinë e klubit ka regjistruar të ardhura vjetore që tejkalojnë shifrën…

14 minutes ago

Nesër zhvillohet seanca për 14 të arrestuarit e protestës, qytetarët paralajmërojnë praninë para Gjykatës

Nesër në orën 10:00 protestuesit kanë njoftuar se do të jenë tek Gjykata e Tiranës, nga ku do të jepen…

16 minutes ago

ASH kërkon transparencë të plotë për punësimet dhe ngritjet në detyrë në administratën shtetërore, pas dyshimeve të shumta

Aleanca për Shqiptarët përmes një reagimi thonë se prej muajsh po grumbullohen raste, të dhëna dhe ankesa që ngrenë pikëpyetje…

24 minutes ago