showbiz

Sa qenka rritur! Ledina Çelo publikon videon e rrallë me të bijën (VIDEO)

Në qoftë se do t’ju kërkonim të ktheheshit pas në kohë, ndoshta diku në fillim të viteve ‘2000 dhe të na tregonit këngët tuaja të preferuara, e sigurt që mes tyre do të gjenim plot hite të Ledina Çelos. S’ka si të ndodhë ndryshe! Bukuroshja e njohur e skenës shqiptare është një ndër artistet më të dashura të atyre viteve, e jo vetëm.

Prej kohësh ajo është larguar nga Tirana drejt Gjermanisë, ku jeton e lumtur me bashkëshortin, Naim Kabashin dhe dy fëmijët e tyre: Erlisin dhe Perianën. Dhe nga ajo që shohim në rrjetet e saj sociale, sidomos në Instagram, Ledina bën me të vërtetë një jetë përrallore mes udhëtimeve të ndryshme, pushimeve marramendëse dhe trajtimeve në qendra estetike dhe SPA. Përpos të gjitha këtyre, Ledina është një mama e përkushtuar dhe koha me dy të shtrenjtët e saj, suksesin e jetës, siç preferon t’ i quajë, është primare.

Ditën e djeshme, ajo dhe Periana kanë luajtur “make up girls” dhe sytë na ngelën te balerina e shtëpisë, e cila është kopje e artistes.

Vogëlushja ka performuar në shfaqjen e baletit “Bukuroshja e fjetur” dhe mami Ledina është kujdesur vetë për grimin e saj, moment që e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram. Nënë e bijë tanimë janë shoqe të ngushta dhe besojmë se me kalimin e kohës, momente kaq të bukura do i shohim më shpesh në Instagram-in e këngëtares.

të fundit

FOTO/ Dafina Zeqiri shfaqet në super formë gjashtë muaj pas lindjes, ka humbur 45 kilogramë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram,…

14 minutes ago

DOKUMENTET/ SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, ministrja tenton të emëroj mikeshën e bashkëpunëtores së saj të ngushtë në Komisionin e Prokurimit Publik

Megjithëse Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për dy çështje tenderash dhe nën hetim për gjithsej 11 procedura,…

31 minutes ago

Rritet bilanci: Të paktën 17 viktima nga stuhia dimërore në SHBA, ja cilat janë zonat më të prekura

Një stuhi e fuqishme ka goditur së fundmi SHBA-të, duke lënë pas 17 viktima dhe qindra mijëra të tjerë pa…

1 hour ago

Miku i Krustitës për marrëdhënien me Kristin: Ajo nuk e pëlqen…

I ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” në Top Albania Radio me Ronaldo Sharkën, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Marko Musaj,…

1 hour ago

A do të ketë reshje shiu? Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe…

1 hour ago

Bjordi Mezini zbulon prapaskenat e filmit me Luizin dhe Kiarën: Këngëtari u lëndua gjatë xhirimeve

Bjordi Mezini ka folur së fundmi për filmin e fundit me protagonistë Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, ku është në…

2 hours ago