showbiz

Sa diferencë kanë në moshë dhe si janë njohur, Iva Tiço flet si rrallëherë për vështirësitë me partnerin

Gazetarja Iva Tiço prej kohësh është në një lidhje dashurie me një partner të huaj. Megjithatë ajo ka vendosur ta mbajë partnerin e saj larg syrit të medias duke mos e zbuluar identitetin e tij.

Së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, ku u pyet nëse ka pasur vështirësi në komunikim me partnerin, duke marrë parasysh se ai nuk është shqiptar.

Të lidhura

None found

“A ka qenë i vështirë komunikimi me bashkëshortin në fillim (jo në shqip)?”, e pyet ndjekësja.

Iva Tiço zbuloi në përgjigjen e saj se komunikimi me bashkëshortin e saj është ende i vështirë, duke marrë parasysh natyrën e saj.

“Është akoma i vështirë, sidomos për një natyrë si e imja që i kam gjërat të lidhura me të folurën, komunikimin dhe që i kushtoj vëmendje ngjyresave të fjalëve herë pas here bëhem shumë nervoze kur nuk e them dot me fjalë atë që kam në mendje në gjuhën tonë’, shkruan gazetarja e njohur.

Një tjetër ndjekës është kurioz se sa vite diferencë ka Iva Tiço me partnerin e saj. Ajo ka zbuluar se ai është vetëm një muaj më i madh.

 

 

të fundit

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë ndalohet për 48 orë, hetohet për dhunë në familje

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria, nën dyshimin për kryerjen…

2 minutes ago

Premtimi për të atin, Armando Sadiku rrëfen ëndrrën që u bë realitet

Armando SadikuIsh-sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, në një lidhje live me “Radio Dukagjini”, ka rrëfyer premtimin që i kishte dhënë…

2 minutes ago

SHSKUK autorizon verifikimin e menjëhershëm të akuzave ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, i…

3 minutes ago

Kurti: Vetëvendosje nuk ka rol në protestat në Shqipëri, jemi forcë qeverisëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar pretendimet se Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rol në organizimin apo nxitjen e protestave…

3 minutes ago

VIDEOLAJM/ Studentët thirrje në kor: Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

Ditën e sotme, studentët që po protestojnë kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, kanë artikuluar thirrje edhe në drejtim të…

6 minutes ago

Protesta para Arsimit, studentët kundërshtojnë praninë e deputetëve të PD-së: “Opozita jemi ne”

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka shënuar momente tensioni dhe pakënaqësie. Sapo mbështetësit dhe deputetët e Partisë Demokratike u janë…

10 minutes ago