Ish-i i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez dhe Kim Kardashian? Çift? Ndoshta edhe ju po mendoni se nuk kanë asnjë pikë të përbashkët, por së fundmi emrat e tyre po lakohen në mediat ndërkombëtare. Thuhet se Kris Jenner ka shtyrë Kim për të dalë me ish-yllin e MLB. Kim u nda nga Kanye West në shkurt ndërsa Alex u nda nga Jennifer Lopez në prill. Thuhet se Kim ka qenë në kontakt me Alex në muajt e fundit dhe po mendon seriozisht të dalë me të pasi dëshiron të takojë dikë që mund ta përputhet me të në anën financiare dhe status. Dhe u tha që mamaja e saj, Kris, beson se Kim dhe Alex mund të jenë “çifti i ri i artë i Amerikës”.
Një burim i tha revistës Heat: “Kim nuk është tipi i Alex, por Alex do të dëshironte të gjente një partnere të famshme për të rivalizuar Jennifer dhe Ben. Kim është gjithashtu më e re se Jen, dhe ai është vërtet i impresionuar me gjithë rrugëtimin e saj në fushën ligjore [Kim po studion për drejtësi dhe ka bërë fushatë për reformën në burg]. Ata kanë komunikuar shumë. Është ende herët, por të dy duken perfekt për njëri-tjetrin dhe Kris me të vërtetë po e inkurajon Kim t’i japë Alex një shans. Ajo mendon se ata mund të bëhen çifti i ri i artë i Amerikës.”
Sidoqoftë, burime pranë familjes së famshme i thonë “Mirror” se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se Kardashians kanë marrëdhënie të mira me J-Lo. Thonë se “Ku ka zë, nuk është pa gjë”, por nëse është ky rasti i Alex dhe Kim mbetet për tu parë.
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit…
Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe.…
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të…
Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade…
Këngëtarja e famshme Taylor Swift dhe ylli i NFL, Travis Kelce, kanë konfirmuar fejesën e tyre të martës, 26 gusht,…
Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor…