showbiz

Rritet siguria në Met Gala, Wintour ka frikë se Kanye West mund të hyjë në event

Anna Wintour ka bërë thirrje për masa të shtuara sigurie përpara Met Galas, pasi organizatorët janë të shqetësuar se Kanye West mund të përpiqet të pushtojë eventin më të rëndësishëm të modës, pavarësisht faktit se ai nuk është i ftuar. Kujtojmë që reperi shkaktoi trazira në ndarjen e çmimeve Grammy shkurtin e kaluar kur doli në tapetin e kuq me gruan e tij, Bianca Sensori, e cila u shfaq lakuriq. Siç zbuloi Radar Online, Wintour nuk ka ndërmend të rrezikojë ndonjë veprim të paparashikuar nga reperi, i cili shkaktoi një valë të re reagimesh kur postoi një skicë të frymëzuar nga Ku Klux Klan në rrjetet sociale, duke deklaruar se kjo do të ishte pamja e tij për mbrëmjen.

“Ana nuk bën shaka. Ekziston një protokoll i plotë sigurie në vend në rast se Kanye shihet pranë tapetit të kuq”, tha një burim nga Met Gala. Skica e postuar nga West përshkruante një bust të zhveshur dhe një kapuç me majë, që të kujtonte veshjet e Ku ​​Klux Klan, duke shkaktuar zemërim në mediat sociale dhe shqetësim serioz për organizatorët e eventit.

Të lidhura

None found

Një konsulent i lartë për sigurinë e modës tha: “Nuk është vetëm uniforma – është kaosi që sjell. Pas asaj që ndodhi në Grammy, askush nuk dëshiron të rrezikojë.”

Tensioni rritet më tej nga fakti se ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, do të marrë pjesë në eventin e këtij viti. Burime pranë personalitetit televiziv zbuluan se ajo dëshiron me çdo kusht të shmangë çdo përballje publike. “Kim është e përqendruar në pamjen dhe markën e saj. “Gjëja e fundit që ajo dëshiron është që Kanye të bëjë diçka dhe t’ia vjedhë shfaqjen”, tha një burim pranë saj. Edhe pse prania e West nuk është konfirmuar, organizatorët nuk po lënë asgjë në dorë të rastësisë.

Siç tha një burim: “Nëse ai shfaqet, ka një plan. Anna ka dhënë një urdhër të qartë: “Asnjë skenë dramatike në tapetin tim.”

Met Gala mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City, duke pritur afërsisht 450 të ftuar, përfshirë yje nga filmi, moda, muzika, sporti dhe politika. Prezantuesit e Met Gala 2025 janë Colman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Williams, Anna Wintour, ndërsa presidenti nderi është LeBron James.

të fundit

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të enjte, një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.6 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…

12 minutes ago

Komisioni Evropian nën një sulm masiv kibernetik, cenohen sistemi i pagave dhe të dhënat e stafit

Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dhe ngritur shqetësime për…

16 minutes ago

Protestë e Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut para Drejtorisë së korporatës

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…

20 minutes ago

Protestë në Prishtinë e KOMF-it dhe Rrjetit të Grave të Kosovës kundër alokimeve buxhetore për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…

30 minutes ago

Paneli përzgjedhës fillon shqyrtimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, intervistat zhvillohen në Kuvend

Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…

31 minutes ago