Anna Wintour ka bërë thirrje për masa të shtuara sigurie përpara Met Galas, pasi organizatorët janë të shqetësuar se Kanye West mund të përpiqet të pushtojë eventin më të rëndësishëm të modës, pavarësisht faktit se ai nuk është i ftuar. Kujtojmë që reperi shkaktoi trazira në ndarjen e çmimeve Grammy shkurtin e kaluar kur doli në tapetin e kuq me gruan e tij, Bianca Sensori, e cila u shfaq lakuriq. Siç zbuloi Radar Online, Wintour nuk ka ndërmend të rrezikojë ndonjë veprim të paparashikuar nga reperi, i cili shkaktoi një valë të re reagimesh kur postoi një skicë të frymëzuar nga Ku Klux Klan në rrjetet sociale, duke deklaruar se kjo do të ishte pamja e tij për mbrëmjen.
“Ana nuk bën shaka. Ekziston një protokoll i plotë sigurie në vend në rast se Kanye shihet pranë tapetit të kuq”, tha një burim nga Met Gala. Skica e postuar nga West përshkruante një bust të zhveshur dhe një kapuç me majë, që të kujtonte veshjet e Ku Klux Klan, duke shkaktuar zemërim në mediat sociale dhe shqetësim serioz për organizatorët e eventit.
Një konsulent i lartë për sigurinë e modës tha: “Nuk është vetëm uniforma – është kaosi që sjell. Pas asaj që ndodhi në Grammy, askush nuk dëshiron të rrezikojë.”
Tensioni rritet më tej nga fakti se ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, do të marrë pjesë në eventin e këtij viti. Burime pranë personalitetit televiziv zbuluan se ajo dëshiron me çdo kusht të shmangë çdo përballje publike. “Kim është e përqendruar në pamjen dhe markën e saj. “Gjëja e fundit që ajo dëshiron është që Kanye të bëjë diçka dhe t’ia vjedhë shfaqjen”, tha një burim pranë saj. Edhe pse prania e West nuk është konfirmuar, organizatorët nuk po lënë asgjë në dorë të rastësisë.
Siç tha një burim: “Nëse ai shfaqet, ka një plan. Anna ka dhënë një urdhër të qartë: “Asnjë skenë dramatike në tapetin tim.”
Met Gala mbahet çdo vit në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City, duke pritur afërsisht 450 të ftuar, përfshirë yje nga filmi, moda, muzika, sporti dhe politika. Prezantuesit e Met Gala 2025 janë Colman Domingo, Lewis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Williams, Anna Wintour, ndërsa presidenti nderi është LeBron James.
Dashi Dashuria: Jeta private mban surpriza. Sot disa kriza dashurie mund të zgjidhen si në favor ashtu edhe kundër, dhe…
Një deklaratë e drejtuesit politik të Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, duket se është rrëzuar nga dy demokratët, Gazmend…
Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u pyet këtë mbrëmje në studion e emisionit "Top Story" në lidhje me foton…
Kryesocialisti Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme rreth zyrtarëve socialist që ndodhen në burg për korrupsion. I ftuar në…
Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3, tensionet mes dy finalistëve, Drilonit dhe Xhenetës, nuk kanë mbetur brenda mureve…
Kreydemokratik, Sali Berisha është zotuar se brenda 100 ditëve të para si kryeministër për herë të tretë, shqiptarët do të…