showbiz

Rritet numri i të dyshuarëve për vdekjen e Liam Payne

Numri i të dyshuarve në hetimin për vdekjen e Liam Payne është rritur në pesë, pasi dy punonjës të hotelit CasaSur në Buenos Aires janë vendosur nën hetim zyrtar. Këta dy punonjës përfshijnë recepsionistin që ka telefonuar 911 kur ka ndodhur aksidenti dhe një tjetër person që ka qenë ndër ata që e kanë shoqëruar këngëtarin në korridor pak para ngjarjes tragjike.

Një foto tronditëse, e cila tregon sjelljen e stafit të hotelit, ka ngjallur shqetësime, duke përfshirë edhe vendimin për të mos e lënë Liam Payne-n në holl derisa të arrinte ndihma. Sipas portalit argjentinas Infobae, gjyqtarja Laura Bruniard ka marrë vendim për të përfshirë këta dy punonjës në hetim dhe ka urdhëruar që ata të angazhojnë avokatë për mbrojtje. Ata pritet të merren në pyetje nga autoritetet javën e ardhshme, mes datave 17 dhe 19 dhjetor.

Të lidhura

None found

Prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave për vrasje nga pakujdesia ndaj këtyre punonjësve, pasi janë filmuar duke nxjerrë Liam Payne-n nga holli i hotelit pak para se ai të bie nga ballkoni i katit të tretë më 16 tetor. Zyrtarët kanë përjashtuar mundësinë e vetëvrasjes, duke pohuar se Payne ka mundur të ketë qenë pa ndjenja kur ka rënë, duke u bazuar në mungesën e “reflekseve të mbijetesës”.
Tags: Liamvdekja

të fundit

Sheshi “Skënderbej” kthehet në arenë përplasjesh/ Dy autobotë me ujë në terren, protestuesit i përgjigjen gazit lotsjellës me molotovë

Përplasjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë përshkallëzuar, ndërsa policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Re të…

8 minutes ago

Pse vezët e gjelit të detit mbeten jashtë rafteve të supermarketeve?

Në SHBA, gjeli i detit është pjata kryesore e Ditës së Falënderimeve, ndërsa vezët e tij rrallë gjenden në supermarkete.…

17 minutes ago

Gratë dhe të rinjtë në SHBA ndihen më të gatshëm për përballimin e krizave

Përgatitja për katastrofa shpesh përfytyrohet si puna e burrave të moshuar që mbushin bunkerët me ushqime të konservuara dhe ujë.…

17 minutes ago

Përqafimi i lopëve Highland, eksperienca e re për çlodhje në fermat britanike

Me qimet e gjata dhe brirët e harkuar, lopët e racës skoceze Highland po tërheqin vizitorë në fermat britanike. Disa…

17 minutes ago

Fundi i një epoke në Bjellorusi, BATE Borisov bie nga elita pas 15 titujsh kampionë

Një nga klubet më të famshme në Evropën Lindore, BATE Borisov, ka përjetuar momentin më të vështirë në historinë e…

27 minutes ago

ESHS: 103,177 employed people in North Macedonia work in the informal sector

Mbi 103 mijë persona në Maqedoninë e Veriut punojnë në sektorin informal, pa u përfshirë në marrëdhënie të rregullta formale…

44 minutes ago