showbiz

Rrëfimi i rrallë i Arbana Osmanit, nga jeta private, filmi “Sofia” dhe Big Brother VIP 2

Arbana Osmani zbuloi më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale, në këtë puntatë të “E Diell”.

Së shpejti do të nisë “Big Brother VIP 2”, i cili theu rekorde shikueshmërie, një program që do të moderohet nga Arbana. Ajo u shpreh se pavarësish polemikave në rrjete sociale, e ka treguar që do ta drejtonte sërish “BBV2”.

Të lidhura

None found

“Unë e kam thënë për publikun që do të jem në Big. Ne i kemi pasur gjërat e qarta dhe nuk është se jam ndikuar nga ato që janë shkruar”, u shpreh Arbana.

Moderatorja u pyet edhe për pjesëmarrjen në filmin “Sofia”, ku tha se ishte përballur me vështirësinë e aktrimit vetëm brenda skenarit dhe jo spontanitetit, siç ajo ishte mësuar në televizion.

Arbana tregoi se partneri i saj i preferon të gjitha ushqimet, por më shpesh kërkon që t’i bëjë sushi.

“Edi i preferon të gjitha por që kërkon më shumë sushi. I gatuaj sushi. Se di kush ia ka thënë që ka shumë pak kalori”.

Njëkohësisht moderatorja tregoi edhe për marrëdhëniet e Eduartit me futbollin, duke nisur që nga frekuentimet e stadiumeve e deri tek ndeshjet në shtëpi.

“Më merr me zor në stadium. Shkoj sepse më lutet më thotë mos mendo se ishte si ndeshja e kaluar. Unë shkoj se ai është i lumtur. Para se të lindnin fëmijët mund të ulërinte në shtëpi kur shihte ndeshje, ndërsa tani jo, pasi edhe sikur vetëm njëri të zgjohet është problem. Por edhe nuk sheh më aq ndeshje sa ka parë”.

Gjatë bisedës Arbana u pyet për marrëdhënien e saj të ngushtë shoqërore prej vitesh me Xhemi Shehun.

“Miqësia me Xhemin është forcuar gradualisht pas E Diell në vitin 2008. Jemi shumë të lidhura është një njeri që ma plotëson shumë bukur jetën time . Ka një humor fantastik dhe është shumë tolerante, më rikthen buzëqeshjen”. /tch/

të fundit

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 547 të vdekur dhe 977 të zhdukur

Bilanci i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Nepal ka kaluar shifrën 500, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë përpjekjet për gjetjen…

3 minutes ago

Ndërroi jetë në një spital pas djegieve të rënda nga zjarri që përfshiu hotel “Brooklyn” në Vlorë, 25-vjeçarja do të përcillet sot për në banesën e fundit

Trupi i pajetë i 25-vjeçares Ana Dyrmishi, ka mbërritur sot nga Turqia në Durrës. E reja humbi jetën pas plagëve…

13 minutes ago

Armand Duka merr pjesë në ceremoninë e Champions League në Monaco

Armand DukaTë enjten u mbajt ceremonia e shortit të UEFA Champions League, ku goglat rezervuan përballje tepër të forta për…

14 minutes ago

OBRM-PDUKM akuzon Filipçen se nxit frikë për qendrat e të dhënave në Maqedoni

Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, e akuzoi LSDM‑në dhe kryetarin e saj Venko Filipçe se pa argumente krijojnë frikë dhe…

15 minutes ago

E rëndë në Kosovë/ Goditet për vdekje 14-vjeçari, policia arreston autorin

Mbrëmjen e djeshme, një 14-vjeçar është goditur për vdekje me thikë në Prizren. Autor i dyshuar është një 17-vjeçar, i…

20 minutes ago

Brukseli i kërkon Meta-s masa më të ashpra për mbrojtjen e adoleshentëve në Evropë

Bashkimi Evropian i kërkon Meta-s të vendosë edhe në Evropë kufizime të forta për përdorimin e Facebook-ut dhe Instagram-it nga…

21 minutes ago