Këngëtari i njohur i viteve 80-90′, Adhurim Demiri, ishte një ditë më parë i ftuar në studion e “E Diell” në rubrikën, “Galeri”, me Ed Manushin.
Një intervistë me shumë emocione, ai ka treguar periudhën e errët kur babanë e tij e dënuan në kohën e komunizmit, dhe sesi kur u lirua, ai nuk e njohu.
None found
“Babi u dënua 25 vjet për puç ushtarak, e çuan në Burrel, e më pas në Spaç ka bërë gati 12 vite burg. U tregua i zgjuar, i tha nënës ndahu, merr mbiemrin tënd, që të mos internoheshim. Motra e takonte, shkonte në Burrel se ishte e martuar me mbiemër tjetër, ajo na sillte informacione. Kur doli, unë nuk e njoha.
Shkuam e pritëm te treni, ku do zbriste… nuk e njoha. Unë prisja të shihja babanë, dhe më thotë burri i motrës ‘e ke në krah’, i thash ‘ku është mo?’… Sinqerisht ta them, mua më ka rënë të fikët. Nuk e njoha! Ai fliste dhe unë dridhesha. ‘Një gjë nuk mora vesh, bëra burg por nuk e di pse’, më tha…”, kujton mes emocionesh Demiri.
“Periudhën kur babai ishte i dënuar, kemi jetuar shumë keq. Mua më përjashtuan nga shkolla, vëllain e çuan në Poliçan ushtar, nëna e çuan në një gurore thyente gurë. Ana ekonomike ishte zero fare, tollonat i kishim shumë të diferencuara nga të tjerët. Unë kam arrit kam kënduar në skenë me 72 orë pa ushqim… sinqerisht nuk tallem. Pjesën time të ushqimit ia lija tim vëllai”, tregoi ai.
Andrey YagoAndrey Yago është zyrtarisht futbollisti më i ri i Egnatias [...]Read More...
Sirena italiane për Armando Brojën. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, është shfaqur si një nga objektivat kryesorë të Kaljarit të Alen…
Cristiano Ronaldo dhe Kombëtarja e Portugalia u ndalën në barazim 1-1 me Republikën Demokratike të Kongos në ndeshjen e tyre…
Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë të rëndësishme me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si edhe me…
Në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve të Kolumbisë dhe Ekuadorit, është arrestuar në Kolumbi Javier Macias, vëllai…
Nënshkrimi i marrëveshjes kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për mbylljen e konfliktit në Lindjen e Mesme solli reagim…