Gazatarja dhe moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Jonida Shehu, është rikthyer të flasë për nënën e saj, teksa po bëhet thuajse një vit që ajo nuk jeton dhe për Jonidën mëngesa e saj është njëlloj e vështirë.
Padyshim që javët ishin më të vështira, ndërsa tani ndoshta është pak më e zbehtë, por mbetet aty dhe kur ngacmohet duket sikur hapët nga e para.
None found
E ftuar mbrëmjen e djeshme në emicionin “Goca dhe gra”, rrëfimi i Jonidës i preku vajzat në studio aq shumë sa Dalina s’muundi të vazhdonte më edhe ndërpreu emisionin.
“Nuk e lidh mungesën me periudha, për mua çdo sekondë është mungesë shumë e madhe. Vuajtja shumë e madhe ka qenë muajin e parë, kur kthehesha nga puna, pas lajmeve. Ishte rituali që futeshe në makinë dhe bëje telefonatën e parë, pasi kishe hequr sikletet e punës, të pyesje si e kishte kaluar ajo pasditen. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Pastaj fillova t’i shkruaja në ËhatsApp, duke e ditur që nuk do më kthente përgjigje…”, rrëfeu Jonida duke shtuar se tani e ka mbyllur atë cikël për të nisur një tjetër.
“Tani jam vetëm tek mendimet. Mendoj që më flet në çdo veprim, unë mendoj që i kthej një përgjigje, nëse më orienton për gjërat që ‘nuk është e mirë kjo’, ‘ç’e ke këtë fustan që ke veshur, e kishe më mirë atë më përpara’. Unë që i kthej përgjigje ‘o ma, po nuk të pyeti njeri për këtë gjë’, domethënë është një komunikim i heshtur ditë pas dite. Dhe pak muaj bëhet një vit dhe ka 365 që ti komunikon me një njeri që nuk është aty, po komunikon normalisht, të flet, i flet, e mendon, i kthen përgjigje…”. /albeu.com
Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…
Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…
Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…
ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…
Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…