showbiz

Rrëfimi i Elia Zaharia: Për hir të vajzës sime kam zgjedhur që…

Aktorja Elia Zaharia, në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero”, rrëfeu detaje nga situata e ndodhur mes familjes së saj dhe ish-bashkëshortit, Princit Leka.

Zaharia tha se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

Ajo tha se vajza e tyre Princesha Geraldina, ishte e pranishme në konfliktin e ndodhur mes Princit Leka, me babait të saj Gjergj Zaharia.

Intervista:

Pyetje: Si jeni njohur me Princin?

Elia Zaharia:Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët”.

Pyetje: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?

Elia Zaharia:Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin”.

Pyetje: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

Elia Zaharia:Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti”.

Pyetje: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

Elia Zaharia:Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht”.

Pyetje: Vajza si e ka pritur këtë?

Elia Zaharia:Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të”.

të fundit

Vuçiç: S’do kandidoj më për President! Jam veteran politik, s’jam diktator siç më quajnë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar së fundmi se nuk ka ndërmend të kandidojë sërish për të njëjtin post.…

9 minutes ago

Pak para Samitit SHBA-Rusi, Putin shuan shpresat për mbarimin e luftës: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar, duam Krimenë dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir…

47 minutes ago

Asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë Delvinë, ishte pjesë e grupit për shuarjen e flakëve

Situata nga zjarret në zonën e Delvinës mbetet shqetësuese, ndërsa gjatë përpjekjeve për shuarjen e tyre ka ndodhur një incident…

1 hour ago

Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen edhe në Gjirokastër, kërcënim serioz për disa fshatra

Flakët që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë përfshirë malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë…

1 hour ago

Ambasada Amerikane në Tiranë thirrje qytetarëve të saj: Tregoni kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me situatën e zjarreve në vend ku…

1 hour ago

Sulmet izraelite vrasin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën…

2 hours ago