showbiz

Rozanës i interesojnë fansat e Gjestit?! G-Bani ia thotë troç banores: Sa erdhën 3 dronat…

Rozana, Klajdi, Gjesti dhe G-Bani, kanë pak ditë që ndodhen të mbyllur në një ‘shpellë’ pasi u dënuan nga Vëllai i Madh, për shkak të shkeljeve të rregullave të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Madje që të katër banorët, janë në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë të shtunën mbrëma.

Momentet në ‘shpellë’ kanë qenë nga ato të bukurat, me batuta, biseda të qeta dhe këngë, por nuk kanë munguar as debatet me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme G-Bani i ka thënë Rozanës se ajo nuk e ka shok Gjestin, por e mban afër për interes. Ai shtoi se nuk e ka për brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 4” por për jashtë.

I pyetur nga Rozana se pse i intereson Gjesti jashtë, G-Bani preferoi të mos i kthente përgjigje, por këtu ndërhyri Klajdi dhe tha: “I interesojnë fansat e Gjestit thua ti” e banori e pohoi.

Pjesë nga biseda:

G-Bani: Ti Gjestin e ke shok? Sa më ke shok mua. Unë të dhimbsem pak, mishin ma ha po kockat mi ruan

Rozana: Ti më je dhimbsur gjithmonë. Kurse Gjesti s’të dhimbset thua

Rozana: Unë Gjestin e kam shok

G-Bani: Ti të këput në mes. Shok për interes

Rozana: Ça interesi? Më duhet mua të më shpëtosh ti? Ta kam kërkuar ndonjëherë?

G-Bani: Jo moj nuk e ke për interes këtu brenda se nuk je ti aq e cekët sa të shohësh interesin këtu brenda. Këtu je futur për ta fituar vetë me forcat e tua.

Rozana: Kam interes për jashtë?

Rozana: I kam bezdi njerëzit që nuk i çojnë gjërat deri në fund

Klajdi: I interesojnë fansat e Gjestit thua ti?

G-Bani: Besoj se i intereson publiku i Gjestit

Klajdi: Nuk ka ndonjë të keqe Rozana

G-Bani: Sa erdhën 3 dronat, nisi kjo Gjesti, Gjesti

Rozana: Me Gjestin kam qëndruar që ditën që ka ardhur te vaska. I kam thënë Gjestit nëse ka njeri që do i bie në fund, je ti.

të fundit

Tre kompensime për taksat vendore dhe të çmimit të energjisë elektrike çdo muaj, ja përfitimi i pensionistëve

Në morinë e detyrimeve të vendosura për qytetarët, qeveria është kujdesur që nga kjo barrë të shpëtojë kategoritë e margjinalizuara…

16 minutes ago

“Gati sa nuk më ra të fikët…”/ 8-vjeçari i bën ‘dëmin’ familjes, porosit 70 mijë karamele nga telefoni

Një grua nga Kentucky ka mbetur e habitur kur gjeti në pragun e shtëpisë së saj kuti me 70,000 karamele.…

26 minutes ago

Problemi kryesor bashkëpunimi me elementë kriminalë/ Petro Gjikuria beson te fitorja e opozitës më 11 maj: Për PS-në një mandat i 4-t është i pamundur

Petro Gjikuria, kandidon në listën e hapur në qarkun e Vlorës, nën siglën e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, me synimin se…

45 minutes ago

Përplasja mes Victoria Beckham & djalit Brooklyn: “Makthi më i madh i jetës së saj”

Një nga krizat më të dhimbshme familjare po trondit dinastinë Beckham: raporti mes Victoria-s dhe djalit të saj të madh,…

56 minutes ago

Ende asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri, vijnë në ndihmë Forcat e Sigurisë së Kosovës

Kërkimet për gjetjen e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili u zhduk më 3 maj, bashkë me mjetin eskavator teksa po…

1 hour ago

Publikoi votën në TikTok, procedohet penalisht 46-vjeçari shqiptar në Itali

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë, ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas 46-vjeçar, pasi publikoi në rrjetet…

1 hour ago