showbiz

Rozana përplaset ashpër me Gertën: O grua e turpshme, mjaft sepse nuk e ke Big Brotherin në varreza

Rozana dhe Gerta janë përplasur ashpër gjatë Primes së sotme dhe shkak për këtë është bërë një debat i mëhershëm gjatë të cilit moderatorja për të evituar thirrjen në emër i ishte kthyer këngëtares duke i thënë “o e bija e Ferdinandit”.

Një moment i tillë nuk është pritur mirë nga Rozana, e cila i kujtoi Gertës se nuk e ka Big Brotherin në varreza, por këtu me të gjallët.

Ledioni: A është normale brenda kontekstit ku jemi që gjatë dhënies së një argumenti të përmendet emri i dikujt që nuk jeton më?

Gerta: Unë nuk po them diçka të jashtëzakonshme, unë thjesht po them që Rozana është e bija e babait dhe preferoj që të mos e thërras fare me emër.

Ledioni: Pra është normale?

Rozana: Pse ti e bija e kujt je? Të gjitha vajzat janë të bijat e baballarëve…

Gerta: Pikërisht.

Rozana: Po ç’të duhet ty im at të cilin e kam mbuluar me dhe ka 20 vjet? Ai nuk ka ardhur në Big Brother. Unë babain tënd nuk ta kam përmendur, madje e kam uruar sot që të bëhet 100 vjeç. Më ke përmendur babain që nuk është më, më ke përmendur motrën që nuk gjendet në Big Brother dhe je një gënjeshtare kalibri. Je një grua shumë e keqe që në momentin që merresh me të vdekurit. Kelly mos u përfshi fare…

Laerti-Kellyt: Ti nuk ishe aty fare. Për gjërat që nuk je, mos bëj sekretarin e Aldos.

Rozana: Kemi të bëjmë me gruan që ka gojën më të keqe në shtëpi. Boll, boll. Më lër pa emër, por babain mos ma përmend. Më ke vënë sinonime nga më të ndryshmet, më ke quajtur gore, më ke quajtur tope, na ke quajtur të pamoralshëm. Na ke bërë sikur nuk bëjmë dot fëmijë dhe nuk i bëjmë dot ato që bën ti. Laertin e bëre pa familje. Ke përmendur…

Gerta: Boll, boll.

Rozana: Jo, jo. S’ka boll me mua. Je një gënjeshtare, ti vë në dyshim të gjitha klipet që ke parë, ke mashtruar që në moment të parë këtu…

Gerta: Qëndro te emri, nuk mund të më deformosh mua emrin.

Rozana: Unë kam emër, quhem Rozana Radi dhe jam shumë krenare që jam e bija e Ferdinand Radit, sikurse janë edhe shumë vajza të tjera krenare që janë vajzat e baballarëve të tyre.

Gerta: Unë nuk të thërras më në emër…

Rozana: Je një grua e turpshme. Mos më sepse nuk e ke Big Brotherin në varreza, e ke këtu me të gjallët.

Laerti: O Gerta, nënshtetësinë nuk ma ke dhënë ti. Andropauzën nuk ma ke dhënë ti, boll the shpifje.

Rozana: O Laert, boll se po merresh me një grua gënjeshtare.

të fundit

Nga krudot dhe vera e bardhë, përfundojnë në burg 6 të arrestuarit në “Gjirin e Lalëzit”

Tre persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që u kapën nga RENEA në një restorant në zonën e Gjirit të…

2 minutes ago

Një rrëfim zemre: Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më…

41 minutes ago

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen në disa qytete të vendit

Policia e Shtetit ka njoftuar një plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet…

48 minutes ago

Këlliçi me qytetarët në Ndroq: Qëndresa juaj është shembulli se si qytetarët e lirë nuk i nënshtrohen një regjimi

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi ka nisur takime me qytetarët në Tiranë, për ti falënderuar për mbështetjen…

1 hour ago

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të 11…

2 hours ago

24 vjet nga rënia e Fadil Nimanit – Komandant Tigri

Sot mbushen 24 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – Komandant Tigri në luftimet në Vaksincë të Kumanovës. Fadil…

2 hours ago