Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa këngëtarja po bënte grimin aty ka shkuar gazetarja e cila ka nisur duke e ngacmuar.
Edhe pse Rozana i tha që të mos fliste pasi sa ishin zgjuar dhe ajo nuk ishte mirë, Valbona iu përgjigj se ‘nuk i interesonte’. E kështu nisi një debat i fortë dhe me tone të larta mes dy banoreve.
Rozana i tha se ‘nuk e llogarit aspak’ dhe më pas shtoi ‘ik fut ndonjë treshe tjetër në sherr’.
Nga ana tjetër Valbona iu drejtua duke i thënë se ‘do t’i kthehen të gjithë kundër dhe do ngelë vetëm;. Gjithashtu sipas gazetares, këngëtarja është mashtruese dhe mos mirënjohëse.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Po ik moj se nuk dua të më flasësh, mos na fol, mos na shqetëso
Valbona: O gojë ëmbël
Rozana: Ti je problemi im më i vogël këtu në shtëpi, unë ty nuk të llogaris fare
Valbona: Nuk do bëhem kurrë me ty. Ti nuk llogarit as veten, jo më të tjerët. Do të kthehen të gjithë kundër, siç i ke, do ngelesh vetëm
Rozana: Ik, ik fut një treshe tjetër, ik fut ndonjë treshe në sherr
Valbona: Ik te Laerti, vetëm ai të ka dashur në lojë. Ti që thua veç një herë e kam takuar, je manipuluese, je mos mirënjohëse
Rozana: E çmendur, sa hapi sytë
Valbona: E çmendur e dimë kush është në këtë shtëpi
Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni…
Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës,…
Kompania Tesla ka vendosur t’i japë CEO-së së saj, Elon Musk, një pako aksionesh me vlerë 29 miliardë dollarë, me…
Holanda është vendi i parë që mbështet financiarisht mekanizmin PURL (Lista e Kërkesave të Prioriteteve të Ukrainës) të NATO-s për…
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e unazës së madhe të qytetit të Vlorës, në zonën e Centrales. Një…
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i…