showbiz

Roza Lati i jep fund marrëdhënies me Xhonatanin, çfarë ndodhi mes çiftit

Lidhja e moderatores Roza Latit dhe Xhonatan Islamit, ishte për shumë kohë kryefjalë e mediave rozë.

Çifti shpejt e bëri këtë raport publik, duke shijuar romancën edhe publikisht. Por pas më shumë se nje vit bashkë, duket se diçka ka ndodhur dhe raporti i tyre me gjasa ka mbërritur në fund.

Në rrjetet e tyre sociale si Roza, ashtu edhe Xhonatani, kanë fshirë çdo foto që kishin së bashku. Nga ana tjetër, ata kanë larguar edhe njëritjetrin nga lista e ndjekësve.

Në gjuhën e sotme, kjo shpesh merret si një shenjë që një çift është ndarë. Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar për 3 muaj me radhë.

Moderatorja e njohur Roza Lati, prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.

Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëri-tjetrit. Mirëpo së fundmi, Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre, teksa ka theksuar se mes tyre ka shumë dashuri.

“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëri-tjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëritjetrin”, – u shpreh ajo.

Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies, ata nuk janë duke menduar për këtë.

“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashuri”, – tha Roza.

Në një seri përgjigjesh për ndjekësit në “Instagram”, Roza ka treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të bukur në jetë.

Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur” dhe se marrëdhënia e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vjet më i ri, është një burim lumturie dhe harmoni.

Në lidhje me pyetjet rreth mundësisë së një shtatzënie apo krijimit të familjes, Roza është përgjigjur duke theksuar se ata janë të fokusuar në të tashmen dhe po jetojnë çdo moment pa presion.

Ndryshimet në rrjetet e tyre sociale janë vënë re menjëherë pas kthimit të tyre nga jugu. Nuk e dimë nëse ndryshimet që kanë pësuar në rrjetet e tyre sociale janë një reflektim i situatës së çiftit, apo diçka tjetër fshihet pas këtyre detajeve që kemi vënë re.

të fundit

Bisedimet bërthamore në Gjenevë, Irani: U dakordësuan parimet udhëzuese me SHBA

Irani njoftoi se gjatë bisedimeve indirekte me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë është arritur një mirëkuptim mbi “parimet kryesore udhëzuese”…

42 minutes ago

Vrasja e Jani Aliajt në Koridhalos, zbardhen detaje nga dosja! Greku u bë shkas, por Xhuliano Halili u pagua për të ekzekutuar

Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u transmetua dokumentari për vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos në Greqi, ku sipas…

56 minutes ago

Një takim emocionues pas shumë vitesh mes vëllezërve, çfarë pritet të ndodhë sonte në BBVA

Surprizat këtë edicion të Big Brother VIP 5 nuk kanë fund, ndërsa këtë të martë pritet një takim emocionues mes…

1 hour ago

Labinot Rexha ofendon rëndë Leonora Jakupin, i referohet me mbiemrin “Jakupeski”

Këngëtari Labinot Rexha duket se nuk po gjen qetësi as pas eliminimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, pasi…

1 hour ago

Kurti kërkon Gjykatë Speciale për “Sarajevo safari”, thotë se edhe Vuçiç ka pasur rol

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar themelimin e një Gjykate Speciale për të hetuar dhe gjykuar vrasjen e civilëve…

2 hours ago

Erdogan i dërgon letër Vjosa Osmanin për ditën e Pavarësisë: Mbështetja e Turqisë për Kosovën vazhdon

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka uruar Kosovën për nder të përvjetorit të pavarësisë. Në letrën dërguar presidentes Vjosa…

2 hours ago