Që nga dalja në “Ethet e së premtes mbrëma”, në vitin 2003, Rosela Gjylbegu është nga ato këngëtare që ka punuar fort për të mbajtur emrin dhe prestigjin që ka sot në profesionin e saj.
Ky spektakël siç e ka potencuar disa herë ia ndryshoi jetën dhe i dha një mundësi për të treguar talentin në vijim.
Pavarësisht që vazhdoi pjesëmarrjen nëpër kompeticione të tjera të famshme muzikore, artistja nga Shkodra shquhet për një sërë hitesh si: “Vazhëzo”, “Maratonë”, “Jam Aty”, “Rri me mua”, “Formula e Lumturisë” e më shumë.
Por prej kohësh e kemi parë të distancuar nga skena. Në një intervistë së fundmi për telegraf ajo është pyetur edhe për mungesën e saj në festivalin e RTSH ku ka qenë pjesmarrëse e përhershme.
“Kam qenë pjesëmarrëse e rregullt derisa u ndjeva e pa respektuar, mendoj që procesi i fest të RTSH-se çalon prej vitesh, sepse është drejtuar nga njerëz të paaftë, mendje ngushtë, dhe dashakeqës që e çuan këtë festival në këtë pikë duke larguar, autorët e artistët me të mirë në vend. Duke krijuar pa kënaqësi jo për çmimet po për nga mënyra e trajtimit pa respekt ndaj artistëve”, është shprehur Rosela.
Gjithashtu ajo është shprehur se për sa kohë që nuk ndryshojnë drejtuesit nuk do të jetë pjesë e këtij festivali.
“Për sa kohë do të drejtohet nga njerëz që duan ta dëmtojnë festivalin nuk besoj se ja vlen pjesëmarrja… Uroj që gjërat të ndryshojnë”, e mbyll ajo.
Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka…
Markus Rashford mbërrin në Barcelonë me ambicie të qarta dhe fjalë të ngrohta për shokun e tij të skuadrës Lamine…
Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës.…
Madonna festoi ditëlindjen e saj të 67-të në Itali me partnerin e saj, Akeem Morris, dhe vajzat e saj. Këngëtarja…
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit Hazbi Balliu, i…
Protestat që vijojnë tashmë prej muajsh në Serbi, e kanë detyruar Aleksandër Vuçiç të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mbledhja…