Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Ndërkohë, së fundmi, përmes një postimi në ‘Instastory’, ajo ka thënë se nuk do ta fitojë kurrë këtë kompeticion muzikor dhe as që e mendon këtë gjë. Ronela shprehet se kënga e saj nuk flet “as për drogë dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari”.
Sipas këngëtares, është turp që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë nga njëri-tjetrin.
“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada!
Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, ka shkruar Hajati.
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, do të blihet me 82.4 lekë dhe do të shitet me…
Ditën e sotme vendi ynë, deri në orët e mesditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të…
Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…
"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…