Dy këngëtare të dashura për publikun, Ronela Hajati dhe Eli Malaj, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor, që premton të bëjë bujë.
Ato kanë zbuluar se do të publikojnë këngën e tyre të re, me titullin emocionues “Dashni e fundit”, më 5 prill. Ky bashkëpunim i shumëpritur pritet të sjellë një harmoni magjike mes stileve të tyre unike, duke krijuar një melodi që do të prekë zemrat e dëgjuesve.
Ronela Hajati, në një postim të përbashkët, e ka përshkruar këtë këngë si një moment të veçantë në rrugëtimin e saj artistik:
“Një kapitull i ri në jetën time dhe në muzikë. Shumë projekte këtë vit, dhe ky është i pari. Fatkeqësisht, kur e kemi zemrën e thyer shumë, krijohen këngët më të bukura! E di që do ta pëlqeni”.
Fansat mezi presin këtë projekt, i cili pa dyshim do të jetë një përzierje e ndjenjës, pasionit dhe ritmeve që i karakterizojnë këngëtaret. “Dashni e fundit” vjen si një dhuratë për të gjithë ata që ndiejnë muzikën me shpirt.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar edhe gol…
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka bërë publike të dhëna të detajuara për skemën e patronazhimit në Rajonin Nr. 2…
Katër ditë më parë, një ngjarje e rëndë ndodhi në Volos të Greqisë, shqiptari Pandeli Nakoleci, vrau me thikë bashkëshorten…
Mëngjesin e sotëm në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ishte i ftuar avokati Alban Duraj, i cili foli…
Zjarri i nisur një ditë më parë në pyllin me pisha të Pish Poros në njësinë administrative Novoselë, vazhdon edhe…
Në një intervistë për News24, Adriatik Lapaj, ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka…