showbiz

Rolet e saj kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare, aktorja feston sot 69-vjetorin e lindjes (FOTO LAJM)

(Në foto, Elida Janushi, Pavlina Mani dhe Roza Anagnosti)

Në 36 vite karrierë në skenën teatrore ajo ka sjellë për publikun karaktere dhe personazhe nga më të ndryshmet, duke u bërë një emër i njohur dhe i vlerësuar. Aktorja Elida Janushi i takon një brezi aktorësh, të cilët janë skalitur në kujtesën e publikut për rolet e veçanta dhe të bukura që kanë sjellë para tij. dhe pse Elida Janushi ka disa vjet që është shkëputur nga skena dhe jeton larg atdheut, ajo ka lënë gjurmët e saj të pashlyeshme në rolet e realizuara gjatë karrierës së saj, me zërin e saj plot humor e kumbues e me interpretimet e saj të mrekullueshme.

Të lidhura

None found

Aktorja lind me 1 gusht 1953 dhe sot feston ditëlindjen e 69. Ajo  u rrit ne nje familje te madhe me emer e me tradita patriotike e intelektuale ne Vishocice, Devoll. Vajza e vogel e Anes dhe e Zyrdinit,pasi mbaroi shkollen 8-vjecare ne fshat,vazhdoi te mesmen ne gjimnazin e Bilishtit.

Ajo bashke me motrat e medhaja te saja dhe me shume vajza te tjera te zones dolen vullnetare e shkuan per te punuar ne kombinatin e tekstileve ne Berat. Ketu Elida mori pjese ne grupin e nje Teatri, ne ate rol qe kishte interpretuar me pare me grupin e Teatrit te Vishocices, ne Devoll.

Aktivizohet ne fillim gjate studimeve te larta dhe me pas shume shpejt vajzes se re i besohen role kryesore e te rendesishem ne shume drama. Ajo merr pjese ne shfaqje teatrore si psh “Lezja”, Shkurta ne “Duke u gdhire viti `45”; Leli ne “ Prometeu”; “Vershime Pranverore”, Mimoza ne “Doktori pacient”, “Fytyra e dyte”, “Luiza Miller”, “Romeo & Zhulieta” , Marjeta ne “Pallati 176”,”Nata e 12”, “Zonja nga qyteti”, “Rikardi i III”,” Karnavelet e Korces”, “Quo Svadis”, “Vdekja e nje komisioneri” ; Drita tek “Shkallet”; Marta tek “Motrat” ; Njera nga vejushat ne dramen “Kush e solli Doruntinen” (1989) etj.

Ne Teater ajo ka interpretuar role kryesisht te dores se dyte por hera heres edhe ato kryesore. Natyrisht, roli qe u ngulit ne mendjen e spektatorit ishte ai i Marjetes tek “Pallati 176”

Ne film deputon tek “Brazdat” ne vitin 1973 qe kur ishte studente. Me pas eshte mesuesja e Nertil Dulit ne filmin e mirenjohur”Shoku yne Tili” duke interpretuar ne kete film nje rol realist pa sforcime e prirur drejt se thjeshtes ;
Ka punuar me një plejadëe aktorësh që i vijnë rrallë skenës, ekranit, apo sheshit të xhirimeve me Korifejtë e teatrit si Mihal Popi, Kadri Roshi, Naim Frashëri, Prokop Mima, Sandër Prosi, Marije Logoreci, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Drita Pelingu, pa permendur dhe regjisorët.

FILMOGRAFIA
Brazdat (1973), Shoku ynë Tili (1981), Endërr për një karrige (1984),Shokë të një skuadre (1984), Tela për violinë (1987), Stolat në park (1988), Inxhinjeri i minieres (1990) TV i Vladimir Kases,Lamerica (1994), Po vjen ai (1999).

të fundit

The Hague ruling: Albanian-Americans announce protest outside UN headquarters in New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

5 hours ago

Goditje për Spallettin, portieri i Juventusit këput ligamentin e gjurit

Kamil Grabara ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Juventusi, vetëm pak…

5 hours ago

Horoskopi për ditën e diel, 20 Shtator 2026

Dashi E diela ju sjell mundësi për të kaluar momente të veçanta me njerëzit që doni. Në dashuri, një surprizë…

6 hours ago

Vendimi i Hagës, shqiptaro-amerikanët njoftojnë protestë para selisë së OKB-së në New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…

6 hours ago

Two Germans tape their paintings near the Mona Lisa, detained by police

Dy shtetas gjermanë janë ndaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, pasi ngjitën dy piktura në mur, pranë të famshmes…

6 hours ago

Diana’s historic “revenge dress” returns to auction, valued at up to $300,000

Fustani i zi i Princeshë Dianës, i njohur prej vitesh si “Revenge Dress”, është rikthyer në vëmendjen e publikut, pasi…

6 hours ago