Pas Prime-it të së martës, ku Rogerti vendosi ta linte përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP për t’u futur vetëm disa minuta më vonë, ai ka komentuar lojën e tij në dhomën e rrëfimit.
Rogerti e quajti veten të dobët pas kësaj lëvizjeje, ndërsa u shpreh se kundërshtarët më të fortë për të në lojë janë Miri dhe Selin.
“Ndihem shumë i dobët, unë si Rogert. Është njësoj sikur jemi në një garë dhe kam dalë për një orë e gjysmë, tani duhet t’i kap, t’i arrij disa banorë. E di si do t’i kap? Me mirësjellje, jo me ofendime. As unë nuk e njoh veten tamam. Unë kam një problem, bëj shumë gjëra dhe nuk mbaj mend shumë. Por e shoh që këtu brenda nuk kam kundërshtarë më të fortë se Miri dhe Selin. Miri mezi priste që të dilja”, u shpreh Rogerti.
Rogerti vendosi ta linte shtëpinë në Prime-in e mbrëmjes së kaluar pas komenteve të opinionistes Monika Kryemadhi.
Monika komentoi debatin e fortë që Rogerti pati me Selin, gjë që çoi në vendimin e papritur të banorit për të dalë nga dera e kuqe.
Rogerti sot u shpreh se ka vendosur t’i rikthehet lojës me mirësjellje dhe pa ofendime ndaj banorëve.
“E di kush i ka emëruar 70% të drejtorëve të policisë nëpër komisariate? Ergys Agasi, dhe unë mbaj përgjegjësi penale…
Iraku u zhyt papritur në ndërprerje totale të energjisë elektrike sonte në 4 mars, ndërsa tensionet dhe incidentet po përshkallëzohen…
Gazetarja dhe moderatorja Ilnisa Agolli ka ndarë së fundmi disa momente nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke surprizuar…
Mark Nikollë Biba, 92 vjeç, ka kaluar një jetë të ashpër të shënjuar nga gjakmarrja, një normë kanunore që është…
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e armatosjes së grupeve opozitare kurde iraniane në Irak, sipas raportimeve. Një veprim i…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me procesin e emërimeve në institucionet e pavarura,…