Categories: showbiz

Robert Berisha flet për herë të parë për djalin e vogël të Tunës dhe Patrisit (FOTO LAJM)

Sa herë që del në media, Robert Berisha ka diçka të re për të thënë. Se fundmi në një intervistë ekskluzive për gazetaren Irini Meçe, këngëtari ka folur gjatë për karrierën e tij, jetën personale dhe nuk la pa përmendur nipin e vogël, Zenin, djalin e Patris Berishës dhe Tuna Sejdi.

Sa i përket jetës së tij private, Roberti tha se vazhdon të jetë beqar e ju bëri një thirrje të gjitha vajzave.

“Të marrin, të kapin për qafe (vajzat), në gjeneratën tonë nuk ka ndodhur kështu. Duke marrë parasysh se janë shumë goca të reja. Mund me qenë edhe babai i tyre…(qesh). Jam single, jam magnet i thashethemeve.

Nuk kam kohë jam duke u marrë me punë dhe gocën tërë ditën, pastaj xhirimet e emisionit, tani filluan edhe koncertet dhe nuk dua me marrë qafë askënd se jam i parehatshëm.

Goca keni kujdes, mos u afroni shumë afër, ndonjë foto, më shumë ….(qesh) ndoshta do të qetësohem kur të rritem, sepse tani në lule të rinisë….Më vonë ndoshta. Për momentin po e shijoj”, tha ai.

Roberti foli për herë të parë edhe për nipin, djalin e Tunës dhe Patrisit. “Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë”, tha ai.

Roberti tregoi se ka gati një këngë të re për nënën e tij, që ndërroi jetë në muajin janar dhe se do ta publikojë në janar të vitit tjetër, kur të bëhet 1 vit nga largimi i saj.

të fundit

VIDEO/ WBU diplomon brezin e parë të studentëve

Universiteti Western Balkans, si universitet i gjeneratës së 4-t, organizoi ceremoninë e parë të diplomimit, një ngjarje historike që shënoi…

3 hours ago

Horoskopi 10 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Në këtë periudhë duhet të mendoni që të programonin jetën dhe të ardhmen tuaj. Jeni natyrë që entuziazmoheni lehtë,…

3 hours ago

“Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën”, Malltezi flet për periudhën e kaluar në arrest shtëpie: Privimi i lirisë është arrogancë shtetërore

Jamarbër Malltezi ka folur mbrëmjen e sotme 20 muajt që ka kaluar nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi", ndërsa…

3 hours ago

“Ka gjëra personale që s’do t’i zbuloj kurrë…”/ Reagon ashpër Parashqevi Simaku, ja çfarë e lëndoi këngëtaren

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar së fundmi në rrjete sociale lidhur me disa mesazhe kompromentuese dhe të…

4 hours ago

Ministria e Jashtme në Kosovë: Gjykata serbe ia ka zgjatur me një muaj paraburgimin ish-policit, Arbnor Spahiu

Një gjykatë serbe ia ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor…

4 hours ago

“Është montazh…”, 86-vjeçari kapet duke i vënë zjarri shtëpisë e ullinjve

Emisioni “Stop” ndodhet në fshatin në Cakran të Fierit, pasi Taulant Haxhiaj tregon se prej disa kohësh, një i moshuar,…

4 hours ago