showbiz

Rita Petro rrëfen rastin e ngacmimit në fillimet e karrierës: Ose do të pranosh që unë të të prek me dorë ose…

Mëngjesin e sotëm, poetja dhe drejtoresha e shtëpisë botuese “ALBAS”, Rita Petro, ishte e ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty”, ku ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm.

I ka ndodhur Rita Petros në fillimet e saj të karrierës që t’i ndalojnë apo t’i bllokojnë ndonjë shkrim apo t’i kenë mbyllur derën për një mundësi?

“Po, unë e kam shkruar edhe në librin tim “Lindur së prapthi”. Madje të gjithë janë bërë kurioz se kush qenka ky kryeredaktori sepse në çdo kohë vajzat apo gratë gjithmonë kanë qenë të ngacmuara nga ata njerëz që kanë rrobën e pushtetit, gjë që ndodh sot ka ndodhur dhe atëherë. Madje kam një pjesë shumë të bukur që gjithmonë është edhe ajo ndjenja.

Ti përpara se të jesh dhe të shkruash poezi të mira, ti je një vajzë e re, e bukur, e lirë dhe fillon menjëherë provokimin. Ty të vendosen dy rrugë, jo vetëm në lidhje me botimin e poezive por edhe gjëra të tjera ose do të pranosh që unë të të prek me dorë ose nuk do të të botohen poezitë. Se çfarë do të zgjedhësh. Gjithmonë ndodh edhe sot ka ndodhur dhe atëherë megjithëse quhej se ishte koha që këto gjëra nuk ndodhnin në vitet e diktaturës. Përkundrazi ishin shumë më të fshehura dhe më të sofistikuara por kanë ndodhur”.

Më tej shkrimtarja theksoi:

“Unë do të thosha për të gjitha vajzat dhe gratë që mos të bien pre dhe të mos e fitojnë asnjëherë një gjë duke toleruar dikë vetëm sepse ka rrobën e pushtetit. Sepse gjërat më të bukura janë kur ti i fiton vetë. Për vështirësitë duhet të jesh e përgatitur sepse janë më të mëdha por kur ti i fiton vetë disa gjëra, autoriteti, kënaqësia që ti fiton dhe mënyra se si të shohin të tjerët nuk ka gjë më të mrekullueshme dhe më të çmuar”.

të fundit

Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, kalon për gjykim dosja e kardiologut Edvin Prifti

Dosja penale ndaj mjekut kardiolog Edvin Prifti, ka kaluar për gjykim. Ai dyshohet se ka marrë rryshfet në këmbim të…

6 minutes ago

Kryepeshkop Joani uron besimtarët për Krishtlindje: Festa vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për dritën e Krishtit

Këtë të mërkurë, Kryepeshkop Joani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.…

18 minutes ago

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…

46 minutes ago

Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…

47 minutes ago

“Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…

1 hour ago

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…

1 hour ago