showbiz

Rita Petro për Mimoza Ahmetin: Je bio kokë e këmbë, lidere e brezit rebel

Shkrimtarja Rita Petro ka reaguar publikisht për futjen e Mimoza Ahmetit në programin televiziv “Ferma VIP”, duke e cilësuar atë si një figurë të lirë, rebele dhe autentike. Petro ka shprehur mallin për takimet e tyre plot energji dhe aktivitetet e librit, por i ka uruar Ahmetit që të qëndrojë sa më gjatë në garë dhe të dalë me fitore.

Në reagimin e saj, Rira Petro e përshkruan Mimoza Ahmetin si një lidere të brezit rebel që provoi diktaturën, por nuk u nënshtrua kurrë skematizmit. Ajo e vlerëson për humorin inteligjent, ironinë e hollë dhe guximin për të mos bërë kompromis me pushtetet absolute.

Të lidhura

None found

Petro e mbyll reagimin me fjalët e forta: “Je bio kokë e këmbë, bukuria jote është bio, o ti vajzë e përhershme, o ti goca moderne që vije me opinga në fakultet. Të dua!”

“Moza, ndonëse do të më marrë malli për takimet plot adrenalinë dhe aktivitetet tona të librit, uroj të rrish aty sa më gjatë e dalsh me fitore! Kjo shoqëria jonë ka nevojë të qeshë me humorin e mençur dhe jo atë banal, të mos skandalizohet nga kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve, por dhe të vrasë mendjen për atë që nënkuptohet pas tyre, të reflektojë për maskën e hipokrizisë, që ti ua heq me buzëqeshjen ironike dhe tingullin e zërit fantastik. Je lidere e pjesës më rebele të brezit tonë që provoi diktaturën, por nuk ra kurrë viktimë e skematizmit, që nuk bëri kurrë kompromis as dje dhe as sot me rehatinë apo me bindjen ndaj pushteteve absolute. Këndo, kërce, shkruaj, pikturo, dashuro, ironizo, trego ç’të duash, vish ç’të duash, ha si të duash, fli me kë të duash dhe kur të duash, loto, qaj e qesh sa herë të duash. Ti mbetesh Moza që të shkon edhe naiviteti, edhe snobizmi, edhe të bërit sikur…je bio kokë e këmbë, bukuria jote është bio, o ti vajzë e përhershme, o ti goca moderne që vije me opinga në fakultet Të dua!”- shkruan Rita Petro.

të fundit

Nafta e shtrenjtë “fundos” transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në rrugë tokësore ngrenë alarmin për përkeqësimin e situatës në sektor, duke paralajmëruar se…

30 minutes ago

Hungarezët festojnë fundin e epokës së Viktor Orban! Mbështetësit e Peter Magyar ‘pushtojnë’ rrugët e Budapestit (FOTO+VIDEO)

Një klimë entuziazmi mbizotëron në Budapest, ku mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar fundin e dominimit politik të…

44 minutes ago

Debat i fortë mes Rogertit dhe Selin: Me zor po pret që ti dhe Miri të bëni diçka jashtë që s’e bëni dot këtu brenda

Ka mbetur vetëm një javë nga finalja e madhe dhe tensionet në shtëpi janë rritur ndjeshëm, ku debatet mes banorëve…

56 minutes ago

Peter Magyar, kryeministri i ri i Hungarisë/ Politikani që i dha fund epokës Orban, ngjitja në pushtet e avokatit 45-vjeçar

Peter Magyar, është konfirmuar si kryeministri i ri i Hungarisë, pas një fitoreje historike në zgjedhjet më të rëndësishme të…

2 hours ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Fundi i një epoke në Hungari/ Orban humb pushtetin pas 16 vitesh, triumfon Peter Magyar

Pas 16 vitesh në pushtet, epoka e Viktor Orban ka marrë fund, duke shënuar një kthesë historike në politikën hungareze.…

2 hours ago