showbiz

Rita Ora zbulon agjendën e koncerteve të verës/ Këtë të shtunë performon në Ohër

Rita Ora ka publikuar listën e koncerteve të mbetura për sezonin veror, duke zbuluar datat e radhës së turneut të saj nëpër Evropë.

Këngëtarja shqiptaro-britanike ka ndarë me ndjekësit në Instagram agjendën e saj të koncerteve, duke i ftuar fansat të bëhen pjesë e spektakleve të ardhshme.

Të lidhura

None found

“Disa koncerte kanë mbetur ende këtë verë… kush po vjen? Merrni biletat tuaja në RitaOra.com”, ka shkruar Rita krahas publikimit të datave të turneut.

Pas përfundimit me sukses të koncerteve në Austri dhe Finlandë, ndalesa e radhës për artisten do të jetë Maqedonia e Veriut. Rita Ora do të performojë këtë të shtunë, më 1 gusht, në kuadër të Ohrid Summer Festival, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.

Pavarësisht interesimit të madh, fansat ende kanë mundësi të sigurojnë biletat për koncertin e shumëpritur.

Rita Ora njihet për performancat energjike, skenografinë spektakolare dhe afërsinë me publikun, ndaj edhe koncerti në Ohër pritet të sjellë një mbrëmje të veçantë për adhuruesit e saj.

Pas Maqedonisë së Veriut, artistja do të vazhdojë turneun veror me koncerte në Poloni dhe Republikën Çeke, duke mbyllur një sezon të ngjeshur muzikor në Evropë.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

3 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

3 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

4 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

4 hours ago