showbiz

Rita Ora dhe JLS ndezin skenën në Capital’s Summertime Ball në Wembley

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora elektrizoi skenën në Capital’s Summertime Ball me Barclaycard, të mbajtur të dielën, 15 qershor, në stadiumin Wembley përpara një audience prej mbi 80 mijë vetësh.

Ajo ishte një nga emrat kryesorë të mbrëmjes, përkrah yjeve si Will Smith, Jade Thirlwall dhe Jessie J.

Rita Ora, ndezi skenën me hitet e saj të bujshme, duke tërhequr vëmendjen me një veshje prej lëkure, një komplet me pantallona shumë të shkurtra dhe ‘crop top’, të cilat theksonin siluetën e saj. Ajo e kompletoi pamjen me çizme të zeza deri në gju, duke dominuar skenën me vetëbesim.

Surpriza e mbrëmjes erdhi me rikthimin e papritur në skenë të JLS, grupi i përbërë nga Aston Merrygold, Oritsé Williams, Marvin Humes dhe JB Gill, që ndezën publikun me një kolazh të hiteve të tyre si The Club is Alive, She Makes Me Wanna, Beat Again dhe Everybody in Love. Të veshur me xhinse moderne, ata u pritën me entuziazëm të madh nga publiku.

“Kanë kaluar 16 vite që nga performanca jonë e parë në Summertime Ball dhe nuk kishte mënyrë më të mirë për t’u rikthyer sesa me një surprizë të tillë për fansat tanë,” tha grupi, duke shtuar se ndjesia e të dëgjuarit 80 mijë njerëz që këndojnë fjalët e këngëve me ta ishte e paharrueshme.

të fundit

Si lindi Klea Rama? Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja! Suksesi erdhi nga mbiemri

Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit është pyetur sesi lindi Klea Rama.…

24 minutes ago

Manipuloi institucionet shqiptare duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit/ Rrëfehet Ermes Hoxhalli: Kam qenë deri diku trazovaç

Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit ka treguar për jetën e tij…

57 minutes ago

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi terrorist në Australi, 16 persona të vrarë, mes tyre edhe një fëmijë

Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, bëri të ditur se ka shkuar në 16 numri i…

1 hour ago

Heroi mysliman që shpëtoi hebrenjtë në sulmin terrorist në Australi/ 43-vjeçari i mori armën autorit dhe shpëtoi dhjetëra jetë

Një 43-vjeçar mysliman është kthyer në simbol heroizmi në Australi, pasi ndërhyri pa asnjë armë dhe neutralizoi një nga autorët…

2 hours ago

Ndërroi jetë pasi ra nga lartësia, arrestohet administratori i pallatit në ndërtim! Punonjësi 64-vjeçar vdiq nga mungesa e sigurisë në punë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Paskuqanit ku një 64-vjeçar me iniciale H. P.,…

2 hours ago

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike,…

2 hours ago