showbiz

Rita dhe Roza Lati bashkë në ekran, ku do ta shohim Kiarën dhe Borën? Po Ilnisa Agollin?

Me hyrjen e shtatorit nis edhe sezoni i ri televiziv. por, surprizë ishte kalimi i Xhemi Shehut në krye të “Fiks Fare”, ku pas disa vitesh, prezantuesja ikonike e “Portokallisë”, lëviz nga ky format për të qenë çdo natë pjesë e ekranit.

Nga ana tjetër, kjo nënkupton edhe vendin bosh në krah të Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës. Në rrjet është përfolur emri i Kiarës si bashkëmoderatore e shfaqjes humoristike, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Të lidhura

None found

Prej javësh, Kiara është përfolur për të drejtuar disa formate si “Shqiptarët për Shqiptarët”, bashkë me Elvis Naçin.

Një tjetër mundësi është edhe moderimi i formatit me fashion, një format që Kiara e ka pasur edhe më herët në një tjetër televizion.

Një tjetër surprizë që pritet të vijë si risi në ekranet tona, është edhe formati që Roza Lati, ku do të sjellë së bashku me të ëmën, Ritën.

Sipas ‘Panorama Plus’, asnjë ide e Rozës nuk është pranuar. Ka qenë pikërisht Rita, ajo që ka përmbyllur edhe idenë e një formati të ri, që do të ketë të ftuar, por edhe shumë lojëra dhe humor.

Fundjava do t’i besohet Rozës dhe Ritës, ku njëra do të jetë në rolin e moderatores, teksa tjetra, veç moderimit do të krijojë edhe situatat gazmore mes të ftuarve dhe lojërave të ndryshme.

Nga ana tjetër, edhe Bora Zemani do të ndryshojë format. Deri më tani, është konfirmuar lajmi se “Cherry On Top”, nuk do të jetë më pjesë e ekranit për një sezon të dytë.

Kjo do të thotë se aktualisht, Bora është ende në diskutim nëse do të marrë një emision të ri, apo do ta bëjë pushim këtë sezon të parë.

Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Bora aktualisht ka prezantuar disa formate dhe ende po diskutohet nëse ndonjëri prej tyre do të miratohet.

Kuriozitet në rrjet, ka edhe për gazetaren Ilnisa Agolli, e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.

Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në “Instastory”, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, zëra thonë se Ilnisa mund të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision i cili pritet të rikthehet në TCH pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.

Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra”, është edhe Ina Kollcaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, mbetet për t’u parë nëse asaj do t`i besohet moderimi në primetime.

Gjithashtu, Marina Vjollca rikthehet në ekranin e Tv Klan.

Bëhet me dije se Marinën ky sezon i ri televiziv, do ta gjejë në ekran me programin “Këngët e botës”.

të fundit

Pesë ditë me iPhone Duo: Si telefoni i palosshëm i Apple ndryshon zakonet e përdoruesve

Telefoni i ri i palosshëm i Apple, iPhone Duo, po tërheq vëmendjen jo vetëm për dizajnin e pazakontë, por edhe…

3 minutes ago

TikTok po ndërton një superaplikacion: Blerje, pagesa, udhëtime dhe argëtim në një platformë

TikTok po e zgjeron aktivitetin përtej rrjeteve sociale, duke integruar shërbime për blerje, pagesa, rezervime hotelesh, rekomandime restorantesh dhe përmbajtje…

4 minutes ago

Thrive Holdings blen ADT-në në një marrëveshje prej 15,3 miliardë dollarësh

Thrive Holdings, kompani investuese e mbështetur nga OpenAI, ka njoftuar blerjen e ADT-së, një prej emrave të njohur amerikanë në…

4 minutes ago

Vrasja e Arlinda Zekajt rikthen thirrjet për dorëheqje dhe reforma në polici e drejtësi

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

5 minutes ago

Biberaj: PD ka prekur nivelin më të ulët që nga themelimi, ne e mbështetëm rikthimin e Berishës, por nuk ishte zgjidhja e duhur

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

17 minutes ago

Diamant Hysenaj në krah të Bruce Blakeman: Bashkë për një komunitet shqiptar më të fortë dhe një New York më të sigurt

Në një hap historik për komunitetin shqiptaro-amerikan, Diamant Hysenaj, shqiptari i parë që kandidon për Kongresin e SHBA-së në qarkun…

19 minutes ago