showbiz

Rikthimi i Eglit trazon ujërat në shtëpi, Rozana revoltohet: Ti qenke kthyer për mua

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ka sjellë tensione të forta, veçanërisht në marrëdhënien e saj me Rozana Radin.

Pas hyrjes së dytë, dy banoret vazhduan përplasjen edhe jashtë, në oborr, ku debati vijoi me tone të larta.

Çështja u ndez kur Rozana i kujtoi Eglit lidhjen me Gjestin, duke thënë se romanca e tyre kishte nisur që në momentet e para, me Eglin që i qëndronte pas.

Tensionet u rritën më tej kur Rozana e pyeti Eglin nëse kishte dalë dhe ishte mbushur, një pyetje që e pranoi dhe Egli.

Qenke mbushur shumë, çfarë ke parë jashtë?

Rozana insistoi se ndryshimi i Eglit nuk kishte lidhje me të, duke theksuar se nuk e kishte bërë atë të ndjehej keq.

Po nuk ke ikur e mbushur prej meje, se unë nuk të kam bërë të keqen

Debati vazhdoi me tone të ashpra, ndërsa Rozana sugjeroi se rikthimi i Eglit në shtëpi kishte si qëllim përballjen me të:

Ti qenke kthyer për mua. Paske parë Big-un shumë mirë dhe paske ardhur për Rozin. Hajde për veten tënde! Tani je bërë Egli që kam dashur që në fillim.

Egli i kundërpërgjigj me mendimin se kishte ardhur për vetveten, duke theksuar se ishte bërë më e fortë që në fillim.

Përplasja mes dy banoreve vazhdoi, duke treguar se tensionet mbeten të larta, pavarësisht rikthimit të Eglit.

Situata mbetet e nxehtë dhe mbetet për t’u parë nëse ky konflikt do të çojë në një krisje të mëtejshme, apo në një përmirësim të marrëdhënies mes tyre.

Tags: Eglirozana

të fundit

Berisha në Kryesinë e PD-së: Jetojmë në një diktaturë, kemi bërë punë të dobët në qartësimin e mbështetësve

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka nisur mbledhjen e Kryesisë së PD-së…

10 minutes ago

“Ç’është kjo e zezë që na ndodhi”/ Julia Ilirjani habit me deklaratën e PAPRITUR: Nuk i dua burrat…

E ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Julia Ilirjani ka bërë një deklaratë të papritur, duke i…

21 minutes ago

Mbeti i plagosur në masakrën e Shkodrës/ Erogen Vaso rrëfen ngjarjen: U largova me vrap, autori më ndoqi duke qëlluar, zbulohet lidhja me fisin Bajri

Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër, është marrë sërish në pyetje…

31 minutes ago

Megaoperacioni në Elbasan/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në gjykatë 30 të arrestuarit

Këtë të mërkurë, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit nën masa të rrepta sigurie, 30 personat e arrestuar nga megaoperacioni…

1 hour ago

Beatrix Ramosaj shkëlqen nga Florida me poza të reja verore

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të reja nga Florida, ku shfaqet në super formë dhe…

1 hour ago

GJKKO cakton seancën paraprake për Metën dhe Kryemadhin

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e…

1 hour ago