showbiz

Rikthehet “lufta e krushqve”, Roberti e quan brutal dhe primitiv, reagon Sabiani

Robert dhe Krist Aliaj folën hapur gjatë një interviste televizive, siç ata dinë të bëjnë. E sigurisht nuk mund të mos pyeteshin për eksperiencën e Kristit në Big Brother VIP, për të cilën Roberti tregoi këndvështrimin e tij në lidhje me situatën e pazakontë të hyrjes së Sabianit në shtëpi.

Madje, ai nuk i kurseu disa fjalë për vendimin e Sabianit për të hyrë në shtëpi kur e bija sapo kishte nisur një romancë me Kristin.

Roberti u shpreh se ka pasur besim tek i biri, por mënyra se si veproi këngëtari është totalisht e gabuar, madje e quajti “denigrim”.

“Kur hyri Sabiani ishte karikaturë. Unë e njoh qetësinë e Kristit, ai është njeri që gjykon, nuk është emocional. Ai bëri atë që e keni parë të gjithë. Tregoi një gjë të madhe, sepse mund të kishte ndodhur edhe një gjë e rëndë aty. Unë, për shembull, nuk do ta bëja kurrë, që t’i futesha vajzës sime në një show.

Këto janë gjëra shumë brutale, jashtëzakonisht primitive. Nuk ka mundësi të ndodhin këto gjëra. Ti nuk mund të vish të denigrosh fëmijën tënd publikisht në televizion, se është denigrim ky, mosbesim dhe kontroll. Nuk do ta bëja kurrë këtë me vajzën time, besoj tek vajza ime dhe i jap asaj nëpërmjet edukimit armët për t’u mbrojtur vetë ajo.”

Roberti theksoi se në asnjë moment të qëndrimit të Kristit në BBV nuk ka menduar që Kristi është i dobët dhe nuk ka pasur asnjë frikë në lidhje me të.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sabianit. Ai ka risjellë në kujtesë monetin kur ishte përball Roberit dhe ky i fundit e lavdëronte si prind. “Përballë dhe pas shpinë”, ka shkruar ai për dy deklaratat e kundërta të Robertit.

të fundit

Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira…

4 minutes ago

Aksident në Vlorë/ Kamioni del nga rruga te “Uji i Ftohtë”, plagoset rëndë shoferi (VIDEO)

Ditën e sotme, një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur…

18 minutes ago

Gjilan: Gruaja dyshohet se u shty drejt një akti ekstrem, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një rast i rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në Gjilan, ku një grua dyshohet se u shtyt drejt…

28 minutes ago

Akuza për shpërdorim detyre, SPAK çon në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tropojës

SPAK ka kaluar për gjykim çështjen e Rexhë Byberajt, kryetari i bashkisë Tropojë. Gazetarja lodiana Lala, raporton se Byberaj dyshohet…

50 minutes ago

Bad Bunny hyn në historinë e Grammy, fiton “Albumin e Vitit” në gjuhën spanjolle

Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton…

56 minutes ago

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Balla tregon qëndrimin e mazhorancës: Kuvendi është palë në Gjykatën Kushtetuese, presim vendimin e saj

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, përsëriti qëndrimin se derisa Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim për…

1 hour ago