showbiz

Rihanna vendos rekord historik në Spotify, bëhet gruaja e parë me ngjyrë me 20 këngë mbi 1 miliard dëgjime!

Këngëtarja e famshme barbadiane Rihanna ka shkruar një tjetër kapitull historik në industrinë muzikore, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që arrin 20 këngë me mbi një miliard dëgjime secila në platformën Spotify.

Sipas listës së publikuar nga Genius, suksesi i artistes shtrihet në më shumë se dy dekada karrierë, duke përfshirë hitet e saj më të mëdha solo, por edhe bashkëpunimet që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës pop.

Të lidhura

None found

Në krye të renditjes qëndron hiti legjendar We Found Love me mbi 2.5 miliardë dëgjime, i ndjekur nga This Is What You Came For me më shumë se 2.3 miliardë dhe klasiku Umbrella që ka kaluar shifrën e 2.2 miliardë dëgjimeve.

Në listën e hiteve më të dëgjuara renditen edhe baladat ikonike si Love on the Brain, Stay dhe Diamonds, të cilat vazhdojnë të mbeten ndër këngët më të pëlqyera të artistes.

Po ashtu, sukses të jashtëzakonshëm kanë shënuar edhe këngët ritmike që dominuan skenat muzikore botërore si Only Girl (In the World), Don’t Stop the Music, S&M dhe Work, të gjitha me më shumë se 1.7 miliardë dëgjime.

Rekordi historik u kompletua edhe nga bashkëpunimet e njohura me Eminem në këngët The Monster dhe Love the Way You Lie, si dhe nga projektet Wild Thoughts, FourFiveSeconds dhe Too Good.

Ndërkohë, këngët që së fundmi kaluan pragun e një miliard dëgjimeve dhe vulosën këtë arritje të jashtëzakonshme janë Disturbia, Pon de Replay dhe Bitch Better Have My Money.

Ky rekord konfirmon edhe një herë ndikimin e jashtëzakonshëm të Rihanna-s në muzikën globale, duke e vendosur atë mes artisteve më të suksesshme të të gjitha kohërave në epokën e transmetimit digjital.

të fundit

Van der Vaart: Malen ka potencialin të arrijë nivelin e Mbappes

Legjenda e futbollit holandez, Rafael Van Der Vaart, ka ripërsëritur bindjen e tij se Donyell Malen ka potencialin për të…

6 minutes ago

Black Friday under scrutiny: Inspectors verify discounts and price transparency

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të intensifikuara te tregtarët në të gjithë vendin, me…

13 minutes ago

Fatos Lubonja: Rama has suffered a rupture and is taking dangerous actions; he could fall suddenly

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar mundësinë e krijimit të një lëvizjeje politike kundër kryeministrit Edi Rama, e cila mund të…

14 minutes ago

1,500-year-old tunnels and underground structures discovered beneath Hagia Sophia in Istanbul

Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka nxjerrë në dritë një botë të panjohur nën një prej monumenteve më të famshme…

14 minutes ago

US Ambassador Eric Wendt visits SPAK for the third time since taking office

Ambasadori amerikan Eric Wendt ndodhet aktualisht në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ambasadori ka mbërritur në SPAK i shoqëruar…

14 minutes ago

Hearing in Jeton Sylaj case postponed as defense seeks review of indictment

Gjyqi ndaj Jeton Sylajt, ish-burrit të Arlinda Zekajt nuk mbahet as sot. Seanca fillestare e paraparë të zhvillohej sot është…

14 minutes ago