Rihanna raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, sipas disa mediave ndërkombëtare. Sipas tyre, këngëtarja dhe reperi Asap Rocky janë bërë prindër të një vajze dhe janë duke u rikuperuar në rezidencën e tyre në Los Angeles.
Në maj të vitit 2022, ylli i popit dhe reperi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë. Lajmi për ardhjen e fëmijës së saj të dytë vjen nga faqja “Media Take Out”, por ende nuk është konfirmuar nga agjenci të tjera apo nga rrethi i këngëtares. Megjithatë, ky lajm ka filluar të përhapet nga llogari të ndryshme zyrtare në Twitter, bazuar në informacionet e faqes në fjalë.
Ardhja e fëmijës së dytë të Rihannës vjen disa muaj pas zbulimit të shtatzënisë së saj, në Super Bowl, u bë virale në mbarë botën.
Rihanna, e cila lindi një djalë me partnerin A$AP Rocky në maj 2022, performoi live për herë të parë që nga viti 2018 në Grammy. Ajo ende nuk ka publikuar një album të ri për gati 7 vite, përveç një kënge “Lift Me Up” për filmin e ri “Black Panther: Wakanda Forever”.
Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime…
Këngëtarja Bleona Qerreti ishte e ftuar në emisionin "Top Story" ku rrëfeu për jetën e saj, ish-partnerin dhe jetën amerikane.…
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.…
Është zbardhur dëshmia e vartëses së Belinda Ballukut, Mirzeta Kashnica në SPAK, e cila është shprehur para prokurorëve të posaçëm…
Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për aferën e Bankers Petroleum, duke e…
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e…