Aktorja Gresa Gashi dhe aktori i humorit Rezart Veleshnja, janë përfshirë në debate të ashpra që në orët e para të hyrjes në shtëpinë e BBVK. Ata kanë hedhur vazhdimisht akuza ndaj njëri-tjetrit, madje edhe duke bullizuar për pamjen e jashtme apo për anën profesionale.
Kjo ndeshje verbale mes tyre duket se po rrit tensionet ditë pas dite. Duket se dy të rinjtë nuk po gjejnë dot mënyra për të zgjidhur konfliktet e tyre, por vazhdimisht provokojnë debate derisa kërkohet ndërhyrja e BB.
Së fundmi, ish-aktorja e “O sa mirë” i thotë Rezit se e ka prekur, i ka futur duart. Kjo gjë e ka revoltuar aktorin, ndaj edhe ka kërkuar të shkojë në dhomën e rrëfimit për të kërkuar daljen nga spektakli.
“Kujdes me duar, se do të penalizohesh. Më preke me duar”,- iu drejtua banorja.
Rezarti iu kundërpërgjigj: “Unë po e bëj gati valixhen tani dhe tregoju këtyre se përse do të dal. Unë do të shkoj te dhoma e rrëfimit për të dalë”.
Megjithatë, ai u tërhoq nga kjo dhe po vazhdon sërish garën për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…
Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…
Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…
Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…
Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…