showbiz

Reperi i njohur Arkimed Lushaj i futet politikës, shpall kandidaturën për Këshillin Kombëtar të PD, “Stresi”: Ka ardhur koha që rinia të ngrihet

Reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj, i njohur për publikun si Stresi, ka shpallur kandidaturën për të qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ai theksoi se ky hap vjen si një përgjegjësi ndaj të rinjve dhe ndaj zërit të një brezi që, sipas tij, shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.

Të lidhura

None found

“Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar. Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare”, shprehet ai.

Më tej, Stresi nënvizon se vjen nga realiteti i përditshëm dhe nga sfidat që përballen të rinjtë shqiptarë, ndaj synimi i tij është që zëri i tyre të dëgjohet aty ku merren vendimet.

“Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton“, thotë reperi.

Reagimi i Stresit:

Sot kam vendosur të hedh një hap më shumë për vendin tim, për të rinjtë dhe për zërin e një brezi që shpesh është ndjerë i papërfaqësuar.

Kandidimi im për Këshillin Kombëtar të PD-së nuk është thjesht politikë është përgjegjësi, përfaqësim dhe besim tek rinia shqiptare.

Kam ardhur nga rruga, nga jeta reale, nga sfidat që çdo i ri i njeh mirë. Prandaj dua që zëri ynë të dëgjohet aty ku merren vendimet.

Nuk ka më kohë për heshtje, për largime apo për dorëzim. Ka ardhur koha që rinia të ngrihet, të flasë dhe të marrë vendin që meriton.

Ftoj çdo të ri që beson te ndryshimi, te energjia e re dhe te Shqipëria që mund të bëhet më mirë, të bashkohet me mua në këtë rrugëtim.

Sepse e ardhmja nuk pret. Dhe ajo ndërtohet nga ne.

Nesër Në Orën 11:00 Tek Pallati Kongreseve

të fundit

Ambasada amerikane apel për shmangien e protestave: Priten bllokime rrugësh dhe kufizime të shërbimeve publike

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me protestat e vazhdueshme në vend,…

27 seconds ago

Demo: 269 të mitur u shoqëruan në protestat e dhunshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo  ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Përgjithshëm…

1 minute ago

Chelsea rrezikon të humbasë Lacroix-in deri në 10 ndeshje, goditje për Alonson

Chelsea ka frikë se mbrojtësi Maxence Lacroix do të mungojë për një periudhë të gjatë, pasi ka pësuar një lëndim…

6 minutes ago

Ushtarët profesionistë kundërshtojnë planin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe paralajmërojnë protestë

Ushtarët profesionistë kundërshtojnë fuqishëm zgjidhjen e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes për statusin e tyre pas mbushjes së moshës 45…

11 minutes ago

Gjykata e Lartë anulon vendimet për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës dhe urdhëron rigjykim

Gjykata e Lartë ka shfuqizuar aktgjykimet për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku më 8 shtator 2021 humbën jetën…

12 minutes ago

Përparim Rama intervistohet për “Arkitektin e Kryeqytetit”: Kam kërkuar vazhdimisht bashkëpunim me Prokurorinë

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama u mor në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit” në…

15 minutes ago