showbiz

Reagon i revoltuar Luiz Ejlli: Nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë, më keni keqpërdorur e përfituar…

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që kishin në fokus jetën dhe aktivitetin e tij.

Përmes një postimi në “Instagram”, ai shprehet se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.

Të lidhura

None found

Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.

Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij dhe reagimet e mëpasme.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani.

Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.

Pavarësisht situatës, Luizi duket se ka zgjedhur të mbajë qetësi dhe të mos lejojë që “egërsia e tij e brendshme” të shpërthejë.

Reagimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë maturie dhe kontrolli emocional përballë sfidave të tij personale.

 

të fundit

Këmbimi valutor 18 Gusht 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.6 lekë dhe do shitet me…

9 minutes ago

MIT: Sot lejohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për…

9 minutes ago

Shifrat e ILO/ Produktiviteti i punës në Shqipëri pësoi rënie në 2025, e fundit në Ballkan! Ja faktorët

Produktiviteti i punës në Shqipëri pësoi rënie vitin e kaluar, duke qëndruar në nivelin më të ulët në Rajonin e…

20 minutes ago

Studim shqetësues: Edhe ngrohja me 1.5°C i vë të moshuarit përballë rrezikut të rëndë nga temperaturat e larta

Nxehtësia ekstreme mund të jetë shumë më e rrezikshme për të moshuarit nga sa është menduar deri më tani. Një…

27 minutes ago

Sot 80 ditë nga nisja e protestës/ “Revolucioni i Flamingove” që nuk po ndalet! Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të…

27 minutes ago

Të shtëna në një shkollë në Filipine, nxënësi vret bashkëmoshatarin dhe më pas kryen vetëvrasje

Dy nxënës kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në jug të Filipineve.…

27 minutes ago