showbiz

Raporti i “Freedom House”: Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Raporti i sivjetëm i organizatës amerikane “Freedom House”  ka gjetur se pjesëmarrja e transgjinores Edona James në spektaklin Big Brother VIP Kosova, ka pasur një ndikim pozitiv në perceptimin e njerëzve për kauzën e komunitetit LGBT+.

Sipas raportit, që ndërthuri progresin e Kosovës kundrejt kauzave të shumta, thuhet se transgjinorja kishte fituar mbështetje të konsiderueshme duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin publik.

Të lidhura

None found

“Në edicionin e fundit të reality show-t Big Brother të versionit kosovar, një grua transgjinore ka marrë mbështetje të konsiderueshme, duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut”, ka shkruar organizata amerikane.

Edona James, e cila para 10 vjetëve ishte bërë sensacion në medie për ndryshimin e gjinisë, këtë vit ishte njëra prej banoreve më të komentuara në spektaklin BBVK, duke qenë madje edhe njëra prej finalisteve.

Por, përkundër kësaj, “Freedom House” thotë se pavarësisht këtyre avancimeve, një emancipim i plotë ende nuk është arritur.

Sipas organizatës, Kosova ende ka ngecur në çështjet e shumta përfshirë edhe çështjen për të shtyrë përpara kodin civil lidhur me barazinë martesore dhe çështje të tjera të të drejtave.

të fundit

Gentian Mezani pas emërimit te Drenica: Mbijetesa në Superligë është objektivi ynë i vetëm

KF Drenica ka nisur një kapitull të ri në përpjekjen për ta siguruar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar, ndërsa…

9 seconds ago

Protesta e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit/ Jehojnë thirrjet: Rama në burg, Belinda në burg (VIDEO)

Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…

12 minutes ago

RDM kërkon kritere të qarta për kalimin e 6,000 të angazhuarve në punësim të përhershëm

Projektligji për transformimin e angazhimeve kontraktuale në punësim të rregullt parashikon mundësinë që personat e angazhuar me kontrata pune me…

18 minutes ago

Në Çair i vidhet pistoleta “Glock” nga automjeti, rasti raportohet nga një 74-vjeçar

Një burrë 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se i është vjedhur një pistoletë e markës “Glock” nga automjeti…

18 minutes ago

Kaka shpjegon arsyet pse Mbappe dhe Yamal mbetën pa Topin e Artë

Ish-futbollisti legjendar brazilian, Leite Kaka, ka rishikuar ngjarjet aktuale në futboll pas ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve, duke…

23 minutes ago

Chelsea dhe Man Utd synojnë fitoren në derbin e javës së nëntë: formacionet zyrtare

Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.Blutë…

24 minutes ago