Sopranoja Rajmonda Tullumani ishte e ftuar në emisionin “E Diell”, transmetuar drejtpërdrejt në Top Chanel, ku foli për rrugëtimin e saj artistik dhe për disa nga ngjarjet më të veçanta të karrierës. Mes tyre, ajo veçoi një performancë në Vatikan, ku muzika shqiptare u bë pjesë e një ceremonie të rëndësishme.
Tullumani tregoi se në vitin 2014 ishte ftuar të këndonte “Ave Maria” të Verdit, nga opera “Otello”, me rastin e ditëlindjes së Papës. Për këtë dalje në skenë, ajo kërkoi të përfshinte edhe një jare shkodrane, ndërsa u shfaq e veshur me xhubletë.
None found
“Dy nga momentet më të rëndësishme kanë qenë Carnegie Hall dhe ditëlindja e Papës në Vatikan, në vitin 2014. Më kërkuan të këndoja ‘Ave Maria’ të Verdit, nga opera ‘Otello’. Pranova dhe mendova: ‘Çfarë mund të sillja nga Shqipëria?’ Kështu, u kërkova me shumë kujdes që të këndoja një jare shkodrane në Vatikan.
Kërkova një xhubletë që ta vishja dhe të këndoja ‘Otellon’ dhe më pas jaret shkodrane. Isha shumë e emocionuar dhe të gjithë shqiptarët e pranishëm u ndjenë po aq të emocionuar”, rrëfeu sopranoja.
Ajo foli gjithashtu për shfaqjen “Suor Angelica”, të vënë në skenë në Tiranë, duke e cilësuar atë si një premierë që kërkoi përgatitje të jashtëzakonshme. Në atë periudhë, Tullumani kishte një vajzë vetëm 8-9 muajshe, ndërsa në opera personazhi përballet me vdekjen e djalit të saj.
“Për mua ishte premierë dhe më është dashur një punë e jashtëzakonshme për ta realizuar këtë rol. Unë kisha vajzën shumë të vogël, vetëm 8-9 muajshe, dhe historia tregon se personazhit i vdes djali i vogël. Ia marrin dhe ajo merr vesh më vonë se ai ka ndërruar jetë. Ta realizoja këtë rol si nënë ishte shumë e vështirë, por gjithë ai emocion u shpalos te publiku dhe për këtë jam shumë e lumtur”, tha ajo.
Sopranoja tregoi se është nënë e dy fëmijëve: djalit Boris, 13 vjeç, dhe vajzës Nikol, 5 vjeçe. Sipas saj, djali e shoqëron në shfaqje dhe e ndihmon në çdo gjë, duke habitur edhe pjesëtarët e teatrit me interesin e tij për muzikën klasike.
“Kam një djalë, Boris, 13 vjeç, dhe një vajzë, Nikol, 5 vjeçe. Djali më ndjek në shfaqje dhe më ndihmon me gjithçka. Çudit gjithë teatrin, sepse thonë: ‘Si ka mundësi që një adoleshent të ketë këtë lloj qasjeje ndaj muzikës klasike dhe të rrijë me orë të tëra në opera?’
Atij nuk i pëlqen ta realizojë vetë, por i pëlqen shumë fakti që mami i tij është kaq e rëndësishme dhe qëndron shumë i emocionuar deri në fund të shfaqjes”, u shpreh Tullumani.
Më tej, ajo solli edhe një episod nga opera “Fundi i Golemëve”, ku regjisori i kishte propozuar të dilte në skenë bashkë me një fëmijë. Edhe pse fillimisht pranoi, më pas sopranoja u shqetësua nëse vajza e saj do të ishte dakord, por ajo e pranoi rolin.
“Në operën ‘Fundi i Golemëve’, regjisori më tha: ‘Ramona, ti ke rolin e një nëne, e cila duhet të dalë në skenë me fëmijën e saj, një djalë. Ti ke një vajzë, po sikur ta bëjmë çun?’ I thashë ‘po’ në momentin e parë, pastaj mendova: ‘Prit pak, se ajo është e rritur dhe mund të mos pranojë.’ Por ajo pranoi dhe qëndroi 20 minuta pa lëvizur”, theksoi sopranoja Tullumani.
Një komentues ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimit, në hapësirën e…
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, bëri të ditur se sistemi "Safe City" do të përditësohet me teknologji të bazuar në…
Fluksi i madh i automjeteve ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në aksin Elbasan–Tiranë, duke krijuar kolona kilometrike dhe vonesa të gjata.…
Ka nisur protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë…
Ukraina ka nisur të përdorë në fushëbetejë një pajisje të re kundër dronëve rusë me fibra optike, që funksionon duke…
Mesfushori Valon Berisha nuk ka arritur t’i mbajë lotët në ceremoninë përshëndetëse para ndeshjes me Austrinë.FFK-ja i ka mbajtur ceremoninë…