Kiara është shfaqur shumë ndryshe në publik, pas rikthimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, dhe kjo duket se unk i ka pëlqyer publikut të cilët e kanë komntuar negativisht.
I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ka qenë ditën e sotme babai i moderatores, Arben Tito, i cili deklaroi se është shumë i prekur nga komentet që i vinë për vajzën e tij. Ai ka deklaruar po ashtu se nuk është dakord me komentet e opinionistëve, të ciëlt sipas tij e paragjykojnë Kiarën.
“Unë jam prind, jam shumë i prekur për shumë gjëra. Kiara është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Aty u dha një pjesë e videos dhe askush nuk mudn ta kuptonte se çfarë ishte thënë. Jam i lumtur që ato u pajtuan. Dhe kur fola me Kiarën i thashë merre Efin ne telefon, po tha e mora folëm. Prandaj unë nuk e kuptoj pse u bë kjo situatë kshtu, pse degjeneroi.
Jam prekur sepse janë dhe komentet. Këtij formati duhet t’i ndryshojnë emrin, ta quajnë ‘Lufta Civile’, jo ‘Big Brother’. Populli ka të drejtën e vet se kanë telefonat, e paguajnë vetë dhe mund të flasin, të shajnë. Por sipas meje prirjet e popullit i vendos dikush tjetër. Janë njerëz që po bëjnë gjykatësin, ose më saktë paragjykojnëe veprimet e të tjerëve. Unë e kam me opinionistët.
Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një formati njëjtë do ishte përjashtuar. Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argumetn tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë.
Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar. Të të pyes ty Bieta, do të të vinte inat që i dashuri yt të fitonte.” – tha Arben Tito.
Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe…
“Mos më kërko unë nuk vij. Por shfaqem kur ty ‘sta pret mendja”. Këto ishin fjalët që autori i vrasjes…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se është në bisedime me disa shtete për pranimin e palestinezëve të zhvendosur për…
Ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare Saimir Maloku, inxhinieri i shquar dhe ish-i burgosuri politik. Maloku, student i dalluar…
Një numër i madh protestuesish janë mbledhur sonte në Beograd dhe para turmës është vendosur një kordon policie që bllokon…
Kombet e Bashkuara bën thirrje që shtetet të ushtrojnë presion diplomatik ndaj sundimtarëve talibanë në Afganistan, duke thënë se ndalesa…