Prej vitesh në media është përfolur për një lidhje dashurie mes këngëtarit Butrint Imeri dhe moderatores Kiara Tito. Nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot në vendet e njëjta dhe pjesëmarrja e Kiarës në këngën e Butrintit “Hajt hajt” kanë bërë që ndjekësit të mendojnë të kundërtën. Kur kanë kaluar 2 vite që nga ai videoklip, asnjë ndodhi e dyshimtë nuk ka ndodhur mes dyshes. Ata nuk ndiqen në Instagram, teksa fotot nga paparacët dhe në vendet e njëjta nuk qarkullojnë më.
Megjithatë, në çdo intervistë të mundshme të Kiarës pyetjet rreth Butrintit janë të pashmangshme. Së fundmi moderatorja ka qenë e ftuar në Express Rozë, ku u pyet sërish për këngëtarin. E duket se edhe vetë ajo është lodhur nga këto pyetje.
“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”.
Teksa u shpreh se nuk do të flasë më për këtë temë, herë të fundit ajo tha se nuk ka patur asnjë histori mes tyre.
“Realisht nuk ka pas dhe shpresoj mos tmë bëhet më kjo pyetje sepse nuk dua të flas për këtë temë”, ka thënë Kiara.
Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën…
Mijëra njerëz janë evakuuar nga fshatrat veriore të Filipineve, teksa vendi përgatitet për një nga tufanet më të fortë të…
Java që nis më 22 shtator dhe përfundon më 28, sjell zhvillime të rëndësishme për tre shenja të horoskopit. Energjitë…
Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe njerëzve të tij me korrupsionin, zhdukjen e fondeve…
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ndezi kuriozitetin e ndjekësve që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale…
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, në përfundim të gjykimit u…