Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Pallatin e Kongreseve nata e parë e “Festivalit të Këngës”, ku mes artistëve që ka performuar ishte edhe Ronela Hajati. Artistja ka prezantuar këngën e saj “Sekret” dhe para performancës në klipin prezantues ajo ka bërë një dedikim shumë emocionues për babain e saj.
“Babi tani që u riktheva në RTSH me vijnë ndërmend kohët kur më merrje me vete në punë. E vogel isha kur më sollët për herë të parë në Pallatin e Kongreseve. Unë fëmija më i zhurmshëm, por këtu bija qetësi. Mbaj mend që më ke thënë ”Artist i vërtetë është ai që përballon skenën e Festivalit”. Prandaj s’kam ardhur pa u ndjerë 100% e sigurt. Ndjej zërin tënd që më thua: “Rronka do ja dalësh!”- tha Ronela duke i emocionuar të gjithë.
None found
Performanca e saj ishte shumë e zjarrtë aq sa ka ngritur sallën në këmbë dhe duartrokitjet e publikut e kthyhen për herë të dytë në skenë. Vlen të theksohet se Ronela shihet si një nga pretendentet kryesore për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”.
Lufta në Ukrainë mund të marrë fund vetëm përmes një marrëveshjeje që do të kërkonte lëshime territoriale nga Kievi dhe…
Rreth 60 për qind e qytetarëve të Kosovës vlerësojnë se institucionet e drejtësisë ndikohen nga politika, sipas raportit të 10-të…
Ilir Daja dhe Lorenc Jemini Ish-arbitri dhe njëkohësisht analisti i njohur, Lorenc Jemini nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të…
Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj V.M., për shpëlarje të parave”. Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se gjatë periudhës…
Senegali është rikthyer zyrtarisht si kampion i Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka…
Ditën e sotme, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, komentoi edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar…